Regjistrohu/Kyçu

Injeksionet kortikosteriode

Kortikosteroidët (që njihen edhe si steroidë) jane ilaçe që mund të përdoren në trajtimin e inflamacionit. Kur kortikosteriodët injektohen në ose përreth zonës që dhemb, siç janë nyjet dhe muskujt, ato mund të reduktojnë inflamacionin në atë zonë, lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e funksionit dhe lëvizjeve. Në varësi të kushteve që është bërë trajtimi, injeksionet me steroide mund të sjellin lehtësim të dhimbjes nga disa javë deri në disa muaj.

Hormonet natyrale kortikosteroide prodhohen nga trupi i njeriut – kryesisht nga gjëndrat adrenale, që janë sipër veshkave. Kortikosteroidet nuk duhet të ngatërrohen me hormonet steroide të meshkujve dhe femrave, që ndonjëherë keqpërdoren nga atletët dhe bodybuilder-ët.

Në cilat kushte përdoret trajtimi me kortikosteroide?

Injeksionet kortikosteriode mund të përdoren për trajtimin e shumë gjendjeve, përshirë edhe sa më poshtë.

Artritet

Injeksionet steroide mund të trajtojnë në mënyrë efektive inflamacionin e nyjeve që nga njerëzit shihen si artrite reumatizmale. Ato mund të përdoren në lehtësimin e dhimbjeve të osteoartriteve (forma më e zakonshme e artriteve) dhe cermës.

Tendinitet

Tendinat janë banda indesh që lidhin muskujt me kockat. Stresi dhe forca e përsëritur tek tendinat mund të shkaktojë kalimin në inflamacion – që njihet si tendinite. Plagosjet nga rrathë e pranga dhe dëmtimet e bërrylave nga tenisi janë 2 nga shembujt më të zakonshëm të tendiniteve, kondicione që mund të trajtohen me injeksione kortikosteriode.

Bursitet

Bursitet janë vende të vogla si jastëkë të mbushura me lëng fluid që lejojnë tendinat dhe muskujt të lëvizin lirisht përreth kockave. Dhimbja e shoqëruar me inflamacionin e bursiteve – një kondicion që zakonisht prek shpatullat, bërrylat, ijet dhe gjunjët, mund të trajtohet me injeksione steroide.

Zonat me dhimbje

Zonat me dhimbje janë pjesë të vogla të forta në muskuj që krijohen nga stresi i përsëritur mbi muskuj. Këto zona, që zakonisht krijohen në qafë, shpinë, shpatulla dhe ije, të dhëmbin kur i prek dhe mund të kalojnë dhimbjen edhe në zona të tjera të trupit kur mbi to ushtrohet presion. Injeksionet e ilaçeve të ndryshme, përfshirë kortikosteriodet mund të përdoren për trajtimin e dhimbjeve që vijnë nga këto zona me dhimbje.

Sindroma e tunelit të kyçit të dorës

Shtypja e nervit të mesëm (që jep ndijimin te gishti i madh dhe tek tre gishtat e parë) me një kalim në kyçin e dorës, që njihet si tuneli i kyçit të dorës, shkakton dhimbje në kyç dhe dorë. Duke reduktuar inflamacionin në tunelin e kyçit të dorës dhe lehtësimin e dhimbjes në nervin e mesëm, injeksionet kortisteriode mund të lehtësojnë dhimbjen e sindromës së tunelit të kyçit të dorës.

Kur përdoren injeksionet kortikosteroide?

Edhe pse injeksionet steriode shpesh në mënyrë efektive reduktojnë dhimbjet që shoqërojnë kondicionin muskuloskeletal, ato zakonisht nuk përdoren si opsion fillestar trajtimi. Në fillim përdoren trajtime më pak invazive, si lehtësuesit oral të dhimbjeve, kompresat e ngrohta dhe të ftohta dhe fizioterapitë.

A është i dhimbshëm injeksioni?

Injeksionet kortisteriode zakonisht duhet të kryhen në klinikë mjekësore. Injeksioni vetë mund të mos jetë i këndshëm, kështu që mjeku mund të japë anestezi lokale  që të mpijë lëkurën përpara injeksionit.

Zakonisht në injeksionin me kortikosteroid shtohet një ilaç lokal anestezik si linjokaina. Kjo anestezi mund të lehtësojë dhimbjen në mënyrë të menjëhershme, duke konfirmuar se injeksioni ka shkuar në vendin e duhur. Pas pak orësh anestezia e humb efektin dhe mund të ndjeni pak dhimbje apo shqetësime të vogla deri sa steroidi të kryejë efektin anti-inflamator, që vjen zakonisht pas dy ditësh. Vendosja e akullit në atë vend dhe marrja e mjekimeve kundër dhimbjes (p.sh. paracetamoli) mund të ndihmojë në reduktimin e shqetësimeve të vogla gjatë kësaj kohe.

Duhet të ndalohen veprimtaritë pas injeksionit?

Pas marrjes së injeksionit me kortikosteriod duhet një pushim i zonës ku është bërë injeksioni për 24 orë, duke evituar aktivitetin e fortë për disa ditë.

A ka rreziqe dhe efekte anësore me këto injeksione?

Një nga efektet më të zakonshme anësore është irritimi dhe dëmtimi i qelizave që rrethojnë vendin e injeksionit. Kjo njihet si skuqja pas injeksionit ose skuqja steroide, që mund të zgjasë për nja dy ditë. Njerëzit me lëkurë të errët raportojnë në disa raste dekolorim të lëkurës përreth vendit të injeksionit.

Ka pak rrezik në infeksionet që shoqërojnë këto injeksione. Infeksionet e nyjeve janë specifikisht serioze dhe mund të rezultojnë në dëmtim të përhershëm të nyjes. Shkoni te doktori sa më shpejt të jetë e mundur nëse:

  • Keni dhimbje për më shumë se 28 orë pas injeksionit;
  • Dhimbja zhvillohet për më shumë se 2 ditë pas injeksionit;
  • Zona skuqet, nxehet ose ënjtet;
  • Keni ethe pas injeksionit.

Injeksionet kortikosteriode mund të interferojnë me procesin e shërimit dhe dobësojnë tendinat, duke shkaktuar ndonjëherë edhe këputje të tendinave. Injeksionet e përsëritura me steroide mund të dëmtojnë kartilagën e nyjeve. Për këto arsye, ka kufizime për atë se sa herë dhe sa shpesh mund të kryhen injeksionet kortikosteriode në të njëjtën zonë.

A ka probleme afatgjata të shoqëruar me ilaçet kortikosteriode?

Njerëzit që marrin steroide  në mënyrë orale për periudha afatgjata janë nën rrezikun e disa efekteve anësore, përfshirë rritjen në peshë dhe rritjen e presionit të gjaku-t. Ka vetëm një rrezik shumë të vogël në lidhje me këto probleme në rastet e marrjes së injeksioneve kortikosteriode, sepse kur njerëzit i marrin tabletat me steroide vetëm një sasi e pakët e ilaçit hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut.


Komentoni