Një grup ilaçesh që quhen penguesit COX-2 (një formë ilaçi anti-inflamator josteroidal), janë prodhuar për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit të osteoartriteve dhe artriteve reumatizmale. Thuhet se COX-2 e irritojnë më pak stomakun ose zorrët sesa disa ilaçe të vjetra anti-inflamatore si aspirina dhe indometacina.
Shumë njerëz që marrin aspirinë dhe të tjerë IJSAI (ilaçe jo steriodale anti-inflamatore) për artritet kanë shqetësime gastrointenstinale dhe stomak të shkaktuar ose përkeqësuar prej tyre. Fatkeqësisht, kjo do të thotë se disa njerëz me osteoartrite, reumatoide dhe tipe të tjera artritesh, kryesisht ata me ulçer në stomak, nuk mund të marrin IJSAI-të në mënyrë të rregullt për të lehtësuar dhimbjet dhe inflamacionin.
Penguesit COX-2, siç janë celekoxib (emir tregtar Celebrex) dhe meloksikam (Mobic), thuhet se janë më të sigurt për stomakun dhe zorrët se ilaçet e vjetra.
Për të kuptuar se çfarë i bën COX-2 të ndryshme nga agjentët e tjerë të vjetër anti-inflamatorë, duhet që të kuptohet pak më shumë në lidhje me enzimat COX (ciklo-oksigjenezat). Ka dy enzima COX: COX-1 dhe COX-2.
Thjesht, COX-1 përdoret për trupin dhe është kryesisht përgjegjës për mirëmbajtjen e linjave të stomakut. Nga ana tjetër, COX-2 është përgjegjës për dhimbjen dhe inflamacionin në sëmundje si artritet.
IJSAI-të veprojnë duke bllokuar efektet e COX-2. Fatkeqësisht, IJSAI-të e vjetra besohet ende se bllokojnë efektet përfituese të COX-1, dhe kështu që rritet rrisku i shqetësimeve në stomak dhe i ulcerës në stomak. Kjo është arsyeja se përse shumë njerëz që marrin aspirinë për të lehtësuar dhimbjet në artrite, vuajnë nga irritimi në stomak apo nga melenat.
Në kontrast me IJSAI-të, COX-2 janë selektive. Ato mund të bllokojnë efektet inflamatore të COX-2, por besohet se mbajnë efektet mbrojtëse të COX-1.
Pra, a janë penguesit e COX-2 efektivë sa ilaçet e vjetra anti-inflamatore në lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacioneve në artrite? Studimet tregojnë se COX-2 janë po aq efektivë sa disa nga agjentët e vjetër për lehtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit të osteoartriteve dhe artriteve reumatizmale.
Studimet gjithashtu tregojnë se COX-2 shoqërohen me më pak raste të ulcerës gastrite dhe komplikacioneve në ulcer sesa IJSAI-të e tjera konvencionale. Megjithatë, mund të ketë rrezik të ngjarjeve kardiovaskulare, si atak në zemër dhe pushim zemre, shoqëruar me përdorimin e celekoxib-it në doza të mëdha për periudha të gjata.
Njerëzit me osteoartrite dhe artrite reumatizmale që janë nën rrezikun e komplikacioneve gastrointenstinale ose që kanë një histori të sëmundjeve të ulcerave peptike, janë ata që mund të përfitojnë nga penguesit COX-2. Duhet të diskutohet me mjekët në lidhje me rreziqet dhe përfitimet nga trajtimi me COX-2, sepse ata janë të aftë të tregojnë nëse ato janë të përshtatshme apo jo.
Njerëzit që janë alergjikë nga sulfonamidat duhet të evitojnë celekoxib-in dhe njerëzit që kanë astmë ose reaksione alergjike nga IJSAI-të nuk duhet që të marrin COX-2. Gjithashtu, njerëzit që janë nën rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si atak në zemër dhe pushim zemre, në përgjithësi nuk duhet të marrin COX-2. COX-2 duhet të merret në doza të ulëta që janë efektive në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur. Ato nuk duhet të merren në shtesë me IJSAI të tjera. Është mjeku ai që thotë nëse COX-2 janë të përshtatshme ose jo për pacientin.
Dhimbja dhe inflamacioni në artrite |
|
Osteoartritet | Osteoartritet vijnë nga dëmtimi i kartilagës, që është një material si sfungjer i butë që izolon nyjet. Kartilaget formojnë barriera midis dy kockave të një nyjeje dhe ndalojnë që kockat të fërkohen me njëra tjetrën duke u dëmtuar. Kur kartilaget hollohen ose dëmtohen, kockat në majë të bashkimeve ndryshojnë formë. Simptomat e osteoartriteve mund të jenë dhimbje, nyje të dëmtuara, ënjtje të nyjeve, ngërçe në mëngjes dhe lëvizje të kufizuara të nyjeve. |
Artritet reumatizmale |
Në artritet reumatizmale, nyjet fillojnë dhe inflamohen. Nyjet normale rrethohen nga një membran (sinovium), që prodhon një likuid lubrifikues që quhet lëngu sinovial. Në artritet reumatizmale, sinoviumi që rrethon nyjet inflamohet dhe prodhon më shumë lëng që ënjt kapsulën që e përmban atë, duke shkaktuar dhimbje. Sa më shumë gjak shkon në atë zonë, aq më shumë ndihet kur e prek që ajo ngrohet. Fundet e nervave në atë zonë irritohen nga reaksioni inflamator dhe sjellin dhimbje. Artritet reumatizmale mund të bëjnë që njerëzit të ndihen të sëmurë, të lodhur dhe të rënë nga gjendja shpirtërore, duke e bërë edhe më të rëndë përballimin e dhimbjes. |
Komentoni