Regjistrohu/Kyçu

Simptomat e menopauzës: Sy të thatë dhe dhimbje nyjesh

Shumica e grave janë të vetëdijshme për njohjen e simptomave të menopauzë-të tilla si afshet, dhimbjet e gjinjve, thatësia e vaginës, problemet e fshikëzës dhe ndryshimet e humorit.

Kërkimet në Vienë (Austri), kanë zbuluar një numër simptomash të tjera që janë më të shpeshta në këtë fazë në jetën e një gruaje. Këto përfshijnë sytë e thatë dhe dhimbjet e nyjeve.

Kërkuesit studiuan më shumë sesa 3000 gra që kishin përjetuar menopauzën. Afërsisht gjysma kishin probleme të syve dhe 2 nga 3 veta kishin dhimbje nyjesh. Këto probleme kishin filluar në kohën e menopauzës.

Problemet në nyjet e vogla filluan menjëherë pas menopauzë-s. Nyjet e mëdha, të tilla si ijet, shpatullat dhe gjunjtë, janë prekur më vonë, rreth moshës 60–vjeçare.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH) mund të ndihmojë në të gjitha këto probleme, sipas punonjësve kërkimorë. Pas 3 muajve të përdorimit të TZH-së, prodhimi i lotëve kthehet në normalitet. Gratë që përdorin TZH gjithashtu kishin 38% më pak mundësi për të zhvilluar osteoartritin në ije, në krahasim me ata që nuk përdorin hormone femërore.


Komentoni