Një studim vëzhgimor ka gjetur se pllakat e vazhdueshme dentare mund të rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga kanceri.
Kërkuesit suedezë gjurmuan shëndetin e 1400 të rriturve në moshat 30 dhe 40 vjeçare nga viti 1985 e deri më 2009. Ato janë pyetur rreth faktorëve që kanë mundësi për të rritur rrezikun e tyre kanceroz. Higjiena e tyre orale ishte vlerësuar gjithashtu.
Nga 2009, 58 njerëz kanë vdekur dhe 35 e vdekjeve ishin shkaktuar nga kanceri. Vdekja ndërmjet grave ishte shkaktuar nga kanceri i gjirit. Vdekja e meshkujve përbëhej nga një shumëllojshmëri kancerash.
Kërkuesit gjetën se indeksi i pllakës dentare të atyre që vdiqën ishte më i lartë se i atyre që mbijetuan. Ai ishte lidhur me një rritje rreziku prej 79% të vdekjes së parakohshme.
“Bazuar në gjetjet aktuale, ngarkesa e lartë bakteriale në sipërfaqet e dhëmbëve dhe në xhinxhivat në një kohë të zgjatur mund të luajë një rol kancerogjen”, thanë autorët.
Komentoni