Zbulimi i hershëm është një faktor kyç që mund të rrisë shanset tuaja për ti mbijetuar kancerit të gjirit. Nëse kanceri është zbuluar, ndërsa është ende i lokalizuar në gji, shanset tuaja për një mbijetesë 5-vjeçare janë shpesh më të larta se 95%.
Për të ndihmuar shanset tuaja për zbulimin e hershëm, duhet të jeni të vetëdijshëm për ndryshimet në gjinjtë tuaj, të tilla si ndryshimet në formën apo madhësinë apo një skuqje e gjinjve ose thimthave, një ndryshim të lëkurës përreth, një shkarkim, ose një gjëndër e cila ndihet ndryshe në pjesën e gjirit. Sigurohuni që ju të shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që të jetë e mundur në qoftë se ju zbuloni ndryshime të tilla. Megjithatë, përpiquni që të mos shqetësoheni, nëse ju vini re ndryshime të tilla, pasi shpesh ndryshimet e gjoksit janë të zakonshme, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë të bëjnë me kancerin e gjirit.
Disa mjekë besojnë se kontrollet mujore vete-ekzaminuese të gjinjve nuk mund të jenë aq të dobishme sa ishte menduar më parë. Disa studime kanë treguar se rutina, vete-ekzaminimet sistematike të gjinjve nuk do të çojnë në më pak vdekje nga kanceri i gjirit dhe, në fakt, mund të çojnë në biopsi të panevojshme dhe shqetësuese. Shoqatat e kancerit ndryshojnë në pozicionet e tyre nëse gratë duhet të bëjnë vete-ekzaminimet e gjirit. Një gjë është e sigurt – bërja e vete-ekzaminimit të gjoksit ju familjarizon juve me mënyrën sesi gjoksi juaj ndihet normalisht.
Këshilli i Kancerit rekomandon “ndërgjegjësimin e gjirit” – duke u njohur me pamjen normale dhe me të ndjerit e gjinjve tuaj, si dhe komunikumin me mjekun për çfarëdo lloj ndryshimi të mundshëm të gjirit.
Ashtu siç është thënë, indet e gjinjve të femrave të reja janë të dendura dhe të trasha dhe kjo e bën mamografinë për doktorin të vështirë për lexim, kështu që në këto raste ultratingujt mund të përdoren për të parë indet e gjinjve. Ultratingujt janë zakonisht zgjedhja e mjekut për kontrollimin e grave nën moshën 35 vjeçare.
Skanimi me rezonancë magnetike (MRI) mundet gjithashtu që të përdoret tek gratë e reja (mosha nën 50 vjeç), të cilat janë në një rrezik të lartë të kancerit të gjirit për shkak të historisë familjare ose mutacion-it gjenetik (p.sh. gjenet BRCA1 ose BRCA2).
Një biopsi do të kryhet, nëse një gjëndër gjiri që mund të jetë kancer është zbuluar në një mamografi, ultratingull apo MRI. Kjo mund të marrë formën e një biopsie aspirimi, një core biopsi ose një biopsi kirurgjikale.
Një biopsi aspirimi është kur disa qeliza janë zhvendosur nga gjëndra nëpërmjet një gjilpëre të hollë që është e vendosur në një shiringë. Më pas qelizat dërgohen për analizë.
Në core biopsi, një mostër e vogël e indeve është larguar me anë të një gjilpëre. Ky test zakonisht është bërë nën anestezinë lokale. Ajo ndonjëherë udhëhiqet nga ultratingujt, në mënyrë që mjeku të mund të shikojë gjëndrat dhe të sigurohet që gjilpëra është pozicionuar siç duhet.
Në biopsinë kirurgjikale hiqet e gjithë gjëndra. Kjo procedurë zakonisht është bërë nën një anestezi të përgjithshme.
Nëse qelizat kanceroze janë gjetur kur mostrat e biopsisë janë analizuar, analiza të mëtejshme do të duhet të bëhen për të përcaktuar karakteristikat e kancerit. Juve gjithashtu do t’ju duhen ekzaminime të mëtejshme për të gjetur nëse kanceri është përhapur nga gjiri.
Komentoni