Regjistrohu/Kyçu

Antioksidantët përdoren zakonisht në kancerin e gjirit pavarësisht rreziqeve

Suplementet antioksidante janë përdorur gjerësisht ndërmjet grave me kancerin e gjirit, pavarësisht nga shqetësimet që suplementet mund të kenë tek trajtimet.

Studimi i parë për shqyrtimin e përdorimit të suplementeve në faza të ndryshme të trajtimit të kancerit të gjirit gjeti se 39% e pacientëve përdornin antioksidantë si një zëvendësues për kemioterapinë, 42% gjatë rrezatimit dhe 62% gjatë terapisë Tamoxifen (Kancer 2009; në shtyp).

Më shumë se 750 pacientë – anëtarë të Studimit të Kancerit të gjirit në SHBA – u pyetën në lidhje me përdorimin prej tyre të suplementeve, 6 vjet pas trajtimit.

Kërkuesit gjetën se përdoruesit antioksidantë ishin më të prirur për të qenë të vetëdijshëm për shëndetin para diagnozës, me marrje në sasi të lartë të frutave dhe perimeve, dhe përdorim të produkteve bimore dhe praktikave mendje – trup.

Profesori i Asociuar John Boyages, drejtor i Institutit Westmead për kancerin e gjirit, tha se një qasje “praktike” ishte e nevojshme në rastin e mungesës së një kërkimi të mirë të rezultateve të kancerit të gjirit me përdorim të lartë antioksidantësh.

Këshilla aktuale për pacientët që bëjnë kemioterapi është shmangia e suplementeve ditën para trajtimit, ditën e trajtimit dhe një ditë pas.

Ndërkohë, ngrënia e ushqimeve natyrale të larta me antioksidantë, të tilla si arra, manaferra dhe një shumëllojshmëri perimesh, është e inkurajuar si pjesë e shërimit të kancerit të gjirit.


Komentoni