Kanceri i gjirit prek një në 9 femra para moshës 85 vjeçare dhe është shkaku i dytë më i zakonshëm i kancerit i lidhur me vdekjen (pas kancerit të mushkërive) tek gratë. Por zbulimi i hershëm është një faktor kyç që mund të rrisë shanset tuaja për t’i mbijetuar kancerit të gjirit.
Për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, autoritetet shkencore më në zë të fushës rekomandojnë:
• “Sensibilizimin e gjirit” – duke u njohur me pamjen normale dhe të ndjerit të gjinjve tuaj;
• 2-mamografi vjetore për të gjitha femrat e moshës 50-69 vjeçare, në dispozicion përmes programit të skanimit të gjirit (një mamografi është një procedurë që përdor nivelin e ulët të rrezeve X për të zbuluar zonat abnormale në gji, dhe është një nga metodat më të mira për zbulimin e kancerit të gjirit në një fazë të hershme); dhe
• Raportimi i menjëhershëm tek mjeku juaj i çfarëdo ndryshimi të pazakontë të gjirit.
Për të ndihmuar shanset tuaj për zbulimin e hershëm, jini të vetëdijshëm për ndryshimet në gjinjtë tuaja, të tilla si ndryshimet në formën e gjirit, lëkurë me luspa rreth thimthës, ënjtje, rrudhosje apo gropëza, shkarkime apo dhimbje të vazhdueshme. Sigurohuni që ju të shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që të jetë e mundur në qoftë se ju zbuloni ndryshime të tilla. Megjithatë, mos u shqetësoni nëse ju vini re një ndryshim, pasi shpesh ndryshimet e gjirit janë të zakonshme, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë kancer.
Sugjerimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojë për të njohur më mirë gjinjtë tuaja.
Elementi më i rëndësishëm është përdorimi i një teknike që funksionon për ju – pasi nuk ka një metodë të mirë apo të keqe për të ndjerë gjinjtë tuaj. Gjithashtu, shumë gra gjejnë se gjinjtë e tyre janë ndryshe në kohëra të ndryshme të cikleve menstruale, kështu që mbajeni mend këtë fakt nëse ju jeni duke patur perioda.
Komentoni