Edhe humbjet e moderuara të peshës në gratë e shëndosha ose obeze, të cilat nuk janë duke marrë terapinë e zëvendësimit të hormoneve, mund të reduktojnë nivelin e qarkullimit të hormoneve seksuale të cilat janë të lidhura me një rrezik të lartë të kancerit të gjirit.
Kërkuesit amerikanë studiuan 439 gra obeze, të moshës 50–75 vjeçare, të cilat ishin caktuar rastësisht në një nga 4 grupe: të ushtruarit vetëm, vetëm dietë, stërvitje plus dietë dhe pa ndërhyrje.
Studimi zbuloi se humbja e peshës në mënyrë të konsiderueshme reduktonte hormonet seksuale femërore, duke përfshirë oesterone dhe estradiol (llojet e estrogjenit). Nivelet oesterone uleshin me dietën 9.6% dhe me dietë plus stërvitje 11.1%, ndërkohë që nivelet estradiol uleshin me dietën 16.2% dhe me dietë plus stërvitje 20.3%.
“Bazuar në kërkimet e mëparshme, rezultatet tona sugjerojnë se humbja e vetëm 5% ose më shumë të peshës së dikujt mund të ulë me një të katërtën deri në gjysmë rrezikun e ndjeshmërisë së estrogjenit për kancerin e gjirit”, thanë ata.
Komentoni