Sistemi limfatik është pjesë e sistemit imunitar dhe përbëhet nga nyjet limfatike (nganjëherë referuar si gjëndra limfatike) që janë të lidhura me qeliza të vogla të njohura si enë limfatike. Shpretka dhe palca e kockave konsiderohen gjithashtu që të jenë pjesë e sistemit limfatik.
Në këtë lloj kanceri, qelizat në sistemin limfatik të quajtura limfocite (një lloj i qelizave të bardha të gjaku-t) bëhen abnormale dhe ndahen e rriten në mënyrë të pakontrolluar. Kjo rritje e pakontrolluar çon në zhvillimin e tumor-eve kanceroze në nyjet limfatike dhe në pjesët e tjera të sistemit limfatik. Është gjithashtu e mundur për limfomën që të përfshijë organet jashtë sistemit limfatik.
Ka 2 lloje kryesore të Limfomës: Limfoma Hodgkin dhe Limfoma joHodgkin.
Limfoma Hodgkin (e njohur edhe si sëmundja Hodgkin) tenton të prekë moshat e reja, më së shpeshti ato që janë në fillim të moshës 30 vjeçare. Edhe pse Limfoma Hodgkin është një sëmundje serioze, shumë njerëz janë shëruar me trajtim pas 5 vitesh; shkalla e mbijetesës është mbi 80%.
Kjo formë e limfomës është më e zakonshme se sëmundja Hodgkin. Në fakt, mbi 85% e të gjithë njerëzve me Limfoma kanë formën e sëmundjes joHodgkin. Rreziku i zhvillimit të limfomës joHodgkin rritet me moshën, dhe sëmundja është më e zakonshme në njerëzit e moshës mbi 50 vjeç. Ndërsa numri i rasteve të reja të sëmundjeve joHodgkin duket të jetë në rritje me kalimin e kohës, shkalla e mbijetesës është përmirësuar, dhe është aktualisht rreth 55% pas 5 vjetësh.
Simptomat e Limfomës Hodgkin dhe joHodgkin janë të ngjashme. Zakonisht simptoma e parë është një ënjtje apo një gjëndër në nyjet limfatike. Gjëndra e nyjeve limfatike vihet re më shpesh në qafë, nën sqetull, mbi klavikul, ose në zonën e ijeve. Njerëzit me Limfoma mund të përjetojnë ndonjë ose të gjitha simptomat e mëposhtme:
Shkaku kryesor i limfomës nuk dihet. Ashtu sikundër kancerat e tjerë, kombinimi i faktorëve gjenetikë me ato mjedisorë mund të luajnë një rol në zhvillimin e saj. Njerëzit me sistem imunitar të dobët mund të kenë një rrezik më të lartë në zhvillimin e limfomës.
Për të bërë një diagnozë të limfomës, mjeku juaj do të ketë nevojë për të marrë një biopsi të ënjtjeve të nyjeve limfatike. Biopsia përfshin marrjen e një mostre të indeve të cilat pastaj mund të ekzaminohen në mikroskop.
Teste të tjera që mjeku juaj mund të bëjë në mënyrë që të përcaktohet nëse sëmundja është përhapur përfshin rrezet X, skanimet CT dhe analizat e gjaku-t. Ndonjëherë, një biopsi e palcës së eshtrave gjithashtu mund bëhet.
Trajtimet e limfomës janë përmirësuar dukshëm gjatë 30 viteve të fundit. Nëse keni limfoma, mjeku juaj do të përcaktojë trajtimin më të përshtatshëm për ju, bazuar në disa faktorë. Këto përfshijnë moshën tuaj, llojin e limfomës që keni, dhe sesa është përhapur sëmundja juaj. Trajtimi zakonisht përfshin kemioterapinë, radioterapinë ose të dyja. Këto trajtime synojnë shkatërrimin e sa më shumë qelizave kanceroze që të jetë e mundur për të arritur kurën ose shuarjen (kontrollin e gjatë të sëmundjes).
Ndonjëherë, mund të jetë e nevojshme transplatim-i eshtrave të palcës. Ky lloj trajtimi mund të kërkohet nëse sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit fillestar.
Imunoterapia, ose terapia biologjike është gjithashtu e pranishme në trajtimin e llojeve të caktuara të limfomës joHodgkin. Ky trajtim përfshin përdorimin e ilaçeve që përmbajnë prodhimin e antitrupave të prodhuar në laborator (antitrupat monoklonal), siç është ritximab. Këto antibiotikë ndihmojnë sistemin imunitar që të njohë dhe të vrasë qelizat limfoma.
Interferon është një tjetër formë e terapisë biologjike që mund të përdoret për të trajtuar disa lloje të sëmundjeve joHodgkin.
Komentoni