Leuçemia (leukemi) meloide akute është një lloj i kancerit të gjaku-t. Zakonisht zhvillohet nga qelizat të cilat mund të kthehen në qeliza të bardha të gjakut (përveç limfociteve). Megjithatë disa herë ajo mund të zhvillohet nga lloje të tjera të qelizave që formojnë gjakun. Këtu keni një informacion bazë për simptomat, faktorët e riskut, shkallën e mbijetesës dhe trajtimet e sëmundjes.
Ky lloj i leuçemisë (leukemi) fillon në palcën e kockës. Kjo është pjesa e brendshme e butë e kockave. Në llojet akute të leuçemisë, qelizat e palcës së kockave nuk maturohen ashtu siç duhet. Këto qeliza të pa faturuara që shpesh quhen qeliza shpërthyese vazhdojnë të grumbullohen. Ju mund të dëgjoni edhe emërtime të tjera të kësaj sëmundje. Mjekët mund ta quajnë atë:
Pa u trajtuar, kjo lloj leuçemie mund të jetë shumë shpejt vdekjeprurëse. Meqenëse ajo është “akute”, ky lloj i leuçemisë mund të shpërndahet me shpejtësi në gjak dhe në pjesë të tjera të trupit si më poshtë:
Rezultati i pritshëm i leuçemisë (leukemi) mieloide akute varet nga disa faktorë. Dhe natyrisht prognoza është më e mirë në qoftë se ajo reagon mirë ndaj trajtimit. Prognoza është më e mirë në qoftë se:
Në qoftë se ndonjë gjë e rrit riskun tuaj për ta marrë sëmundjen, ky quhet një faktor risku. Faktorët e riskut nuk tregojnë gjithçka. P.sh. ju mund të keni pak faktorë risku por përsëri të sëmureni ose të keni disa prej tyre dhe të mos sëmureni.
Faktorët e riskut për leuçeminë mieloide akute janë:
Për shumicën e njerëzve kjo sëmundje është e panjohur. Nuk ka ndonjë mënyrë për ta parandaluar atë por ju mund ta reduktoni rrezikun duke lënë duhanin dhe duke shmangur ekspozimin ndaj kimikateve.
Në qoftë se ju keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme është e rëndësishme të bëni një kontroll tek mjeku për të përcaktuar shkakun. Kjo sëmundje mund të shkaktojë një larmi shenjash dhe simptomash. Meqenëse simptomat shpesh nuk janë të qarta, ato mund të shkaktohen nga sëmundje të tjera. Simptomat përfshijnë:
Shumë simptoma të leuçemisë (leukemi) mieloide akute janë si rezultat i pakësimit të qelizave normale të gjakut. Kjo sepse qelizat me leuçemi i largojnë qelizat normale nga palca e kockës.
Një pakësim i qelizave të kuqe të gjakut mund të shkaktojë simptoma të anemisë, duke përfshirë:
Një pakësim i qelizave normale të bardha të gjakut mund të japë si rezultat:
Një pakësim i pllakëzave të gjakut mund të shkaktojë simptoma të tilla si:
Varësisht nga ajo se ku janë të pranishme qelizat me leuçemi, simptoma të tjera mund të jenë:
Në fakt, kemi të bëjmë me një grup sëmundjesh të lidhura me njëra tjetrën. Kësisoj, alternativat për trajtim varen nga nënlloji i sëmundjes dhe faktorë të tjerë. Ju mund të keni më shumë se sa një lloj trajtimi. Këtu përfshihen:
Cilat janë përqindjet e mbijetesës për leuçeminë mieloide akute? Shkalla pesë vjeçare e mbijetesës në përgjithësi është rreth 24%. Mbijetesa për të paktën pesë vjet tregon një shans të mirë të mbijetesës afatgjatë. Përqindjet e të mbijetuarve mund të jenë më të mira tani, sepse kjo statistikë reflekton rezultatet nga 1999 deri në 2006.
Trajtimi përbëhet nga dy pjesë, terapia e induksionit dhe terapia e konsolidimit, të cilat të dyja bëhen në kushte spitalore. Qëllimi i terapisë së induksionit është të arrihet lehtësimi me anë të:
Madje edhe me çlirimin nga shenjat e simptomat e sëmundjes, ju ndoshta do të keni nevojë për më shumë trajtim. Terapia e konsolidimit sulmon qelizat me leuçemi të cilat nuk mund të gjenden me anë të testeve ta zakonshme të gjakut apo të palcës së kockës. Kjo terapi mund të përfshijë kemioterapinë, që mund të përdorë ilaçe të ndryshme nga ato të përdorura më parë dhe ndoshta edhe një transplatim të palcës së kockës.
Komentoni