Leuçemia (leukemi) akute limfoblastike është një lloj kanceri i gjaku-t. E njohur gjithashtu si leuçemi limfocitike akute ose leuçemi limfoide akute, ajo është lloji më pak i zakonshëm i leuçemisë tek të rriturit. Ja se çfarë duhet të dini për simptomat, prognozën, shkallën e mbijetesës dhe trajtimin kësaj sëmundje.
Çfarë është leuçemia limfoblastike akute?
Ajo është një lloj i leuçemisë që fillon nga qelizat e bardha të gjakut në palcën e kockave, pjesës së butë të brendshme të kockave. Zhvillohet nga qeliza të quajtura limfocite, një lloj i qelizave të bardha të gjakut qendrore për sistemin imun ose nga limfoblastet, një lloj i pa maturuar i limfociteve.
Leuçemia akute limfoblastike sulmon gjaku-n dhe mund të shpërndahet në të gjithë trupin në organe të tjera, si mëlçia, shpretka dhe nyjet limfatike. Por ajo normalisht nuk prodhon tumor-e siç bëjnë shumë lloje të tjera të kancerit. Ajo është një lloj akut i leuçemisë, që do të thotë se përparon me shpejtësi. Pa u mjekuar ajo mund të jetë vdekjeprurëse brenda pak muajsh.
Prognoza për leuçeminë akute limfoblastike varet nga faktorë të tillë si:
- Mosha juaj. Pacientët më të rinj priren të kenë një prognozë më të mirë.
- Rezultatet e testeve laboratorike për ju. P.sh. prognoza juaj është më e mirë në qoftë se keni më pak qeliza të bardha kur jeni diagnostikuar.
- Nënlloji juaj i leuçemisë akute limfoblastike (leuçemi e qelizave B apo qelizave T).
- Nëse keni apo jo një anomali të kromozomeve, të quajtur kromozomi Filadelfia. Pasja e tij do të thotë një diagnozë më e keqe.
- Reagimi juaj ndaj kemioterapisë. Prognoza juaj është më e mirë në qoftë se ju nuk keni prova të leuçemisë katër ose pesë javë pas fillimit të trajtimit.
Faktorët e riskut për Leuçeminë Akute Limfoblastike
Për shumicën e njerëzve, shkaku i kësaj sëmundje është i panjohur. Për këtë arsye nuk ka ndonjë mënyrë të njohur për ta parandaluar atë. Megjithatë janë disa faktorë risku për këtë lloj të leuçemisë. Kjo do të thotë që këta faktorë mund t’i rrisin shanset tuaja për t’u sëmurur nga leuçemia. Por ende nuk dihet nëse këta faktorë risku janë shkaqet e vërteta të sëmundjes.
- Ekspozimi ndaj niveleve të lartë të rrezatimit për trajtimin e llojeve të tjerë të kancerit.
- Ekspozimi ndaj disa kimikateve si benzeni, një shkrirës i përdorur në rafineritë e naftës dhe në industri të tjera dhe i pranishëm në tymin e cigareve, disa produkteve për pastrim, detergjenteve etj.
- Infektimi me virusin e limfomës/leuçemisë së qelizave njerëzore të tipit T-1 (HTLV-1) në raste të rralla jashtë Shteteve të Bashkuara ose virusin Epstein-Barr, të lidhur me leuçeminë që zakonisht haset në Afrikë.
- Pasja e një sindrome të trashëguar gjenetike si sindroma Daun.
- Qenia i bardhë.
- Qenia mashkull.
Simptomat e Leuçemisë Akute Limfoblastike
Sëmundja mund të shkaktojë një larmi simptomash. Disa mund të jenë jo të qarta dhe jo specifike pikërisht për leuçeminë (leukemi). Ato janë:
- Lodhja;
- Temperatura e lartë;
- Humbja e oreksit ose peshës;
- Djersitja natën.
Shumë simptoma të sëmundjes janë rezultat i mungesave të qelizave normale të gjaku-t. Kjo sepse qelizat e prekura nga leuçemia i largojnë këto qeliza normale nga palca e kockës.
Një pakësim i qelizave të kuqe të gjakut mund të shkaktojë simptomat e anemisë, duke përfshirë:
- Lodhje ose dobësi;
- Marrje mendsh;
- Ndjesinë e të ftohtit;
- Paqëndrueshmëri;
- Frymëmarrje të vështirë.
Një pakësim i qelizave normale të bardha të gjakut mund të japë si rezultat:
- Temperaturë të lartë;
- Infeksione të përsëritura.
Një pakësim i pllakëzave të gjakut mund të shkaktojë simptoma të tilla si:
- Shumë mavijosje pa ndonjë arsye të dukshme;
- Gjakderdhje të shpeshtë ose të rëndë të hundëve dhe mishrave të dhëmbëve, ose gjakderdhje të pazakontë nga prerje të vogla.
Varësisht nga ajo se ku janë të pranishme qelizat me leuçemi, simptoma të tjera mund të jenë:
- Një bark i mbushur apo i ënjtur nga qelizat me leuçemi në mëlçi apo në shpretkë;
- Nyje të zmadhuara limfatike në qafë apo në ijë, në sqetulla ose mbi klavikulë;
- Dhimbje të kockave ose të artikulacioneve;
- Dhimbje koke, vështirësi në drejtpeshim, të vjella, kriza ose shikim i turbullt në qoftë se kanceri përhapet në tru;
- Frymëmarrje e vështirë në qoftë se përhapja ka ndodhur në zonën e gjoksit.
Trajtimi i sëmundjes
Në fakt, kemi të bëjmë me një grup sëmundjesh të lidhura me njëra tjetrën. Kësisoj, alternativat për trajtim varen nga nënlloji i sëmundjes dhe faktorë të tjerë. Ju mund të keni më shumë se sa një lloj trajtimi. Këtu përfshihen:
- Kemioterapia, përdorimi i ilaçeve kundër kancerit në kombinim me njëri tjetrin, përgjithësisht gjatë nja dy vjetëve. Agjentët e përdorur janë:
- Vincristine (Oncovin).
- Cytarabine (Cytosar).
- Daunorobicin (Cerubidine) ose doxorubincin (Adriamycin).
- L-asparagiance (Elspar) ose PEG-L-asapraginase (Oncaspar).
- Etoposide (VP-16)
- Teniposide (Vumon)
- 6-mercaptopurine (6-MP, Purinethol)
- Methotrexate
- Cyclophosphamide (Cytoxan)
- Steroide (prednisone, dexamethaxone)
- Terapi e shënjestruar, ilaçet që vënë në shënjestër pjesë specifike të qelizave kancerogjene dhe priren të kenë efekte anësore më pak a më shumë të rënda se sa kemioterapia. Shembuj janë imatinib (Gleevec), dasatinib (Sprycel), ponatinib (Iclusig), dhe nilotinib (Tasigna), të cilat sulmojnë qelizat me kromozomin Filadelfia.
- Terapia me rrezatim, përdorimi i rrezatimit me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze. Kjo nuk përdoret shpesh por mund të përdoret për të trajtuar leuçeminë në tru ose në kocka ose para një transplantimi të qelizave të shtyllës kurrizore.
- Një transplatim i palcës së kockës, i cili përdor doza të larta të kemioterapisë dhe ndoshta edhe rrezatimin të pasuar nga një transplatim të qelizave që formojnë kockën. Këto qeliza zakonisht vijnë nga një dhurues. Ose në pak raste nga palca e kockës së vetë të sëmurit ose nga gjaku periferik. Në qoftë se pacienti nuk i toleron dozat e larta të kemioterapisë dhe rrezatimit, mund të përdoren doza më të vogla dhe një “mini transplatim”.
Trajtimi bëhet në dy pjesë, terapia e induksionit dhe terapia e pas induksionit. Qëllimi i kësaj terapie të induksionit është të arrihet lehtësimi me anë të:
- Vrasjes së sa më shumë qelizave me leuçemi që të jetë e mundur.
- Kthimit të numrit të qelizave të gjakut në normalitet
- Çlirimit nga shenjat e sëmundjes për një kohë të gjatë.
Rreth tetë apo nëntë nga dhjetë të rritur e arrijnë çlirimin pas trajtimit por shumë vetë prej tyre rikthehen në gjendjen e mëparshme, gjë që e ul shkallën e kurimit në 30 deri 40%. Pra, edhe me çlirimin nga shenjat, nevojitet një terapi pas induksionit për të parandaluar përsëritjen. Kjo përfshin cikle të trajtimit gjatë dy apo tre vjetëve. Zakonisht ilaçet janë të ndryshme nga ilaçet e përdorur në terapinë e induksionit. Objektivi është të çlirojë plotësisht trupin nga qelizat me leuçemi të cilat nuk janë gjetur nga testet e zakonshme të gjakut dhe të palcës së kockave.
Komentoni