Endometrioza: Fakte të shpejta
- Endometrioza është emri i një gjendjeje që shkaktohet nga qelizat e mitrës (njohur si endometrium) që shkëputen nga trupi (kryesisht nga pelvisi) dhe i bashkohen organeve të tjera.
- Qeliza vazhdon t’i përgjigjet ciklit menstrual dhe gjakrrjedhjes çdo muaj, duke shkaktuar irritim dhe inflamacion.
- Endometrioza luan një rol të madh në problemet e fertilitetit tek femrat. Është vlerësuar se 30-40% e grave që kanë bërë laparaskopi për të investiguar infertilitin kanë patur endometriozë.
- Gratë në moshën 20–30 vjeç kanë më shumë shanse për këtë gjendje, por edhe femrat pas pubertet-it dhe pas menopauzë-s mund të preken nga ajo.
- Kërkimi tregon se 10% e femrave që ndodhen në fazën para-menopauzale e kanë këtë gjendje, por është e pranishme me një përqindje më të lartë tek femrat që janë infertile.
- Rreziqet që shoqërojnë zhvillimin e endometriozës përfshijnë një cikël të shkurtër menstrual (perioda më të shkurtra), gjakrrjedhje të mëdha dhe perioda që zgjasin 7 ose më shumë ditë.
- Nëse perioda e parë vjen më herët se mosha mesatare, atëhere ekziston një mundësi më e madhe për të patur në të ardhmen endometriozë.
- Nëse nëna/mamaja ose motra kanë endometriozë atëherë ekziston rreziku i trashëgimit të endometriozës.
- Gratë që kanë histori familjare të endometriozës kanë më shumë shanse që të kenë endometriozë të rëndë.
- Të paturit e një fëmije nuk kuron endometriozën. Ajo nuk shfaqet gjatë shtatzënisë, por simptomat mund të rishfaqen më pas.
- Simptomat përfshijnë dhimbje para dhe gjatë periodave (më keq se ngërçet normale), dhimbje gjatë dhe pas seksit, gjakrrjedhje më të madhe se normalja dhe ndoshta edhe diarre ose kapsllëk, lodhje konstante dhe dhimbje në kurriz.
Trajtimi varet nga disa faktorë, por një kombinim i trajtimeve mund të kontrollojë gjendjen. Mjeku mund të bëjë një diagnozë të saktë dhe të diskutojë opsionet e trajtimeve.
Komentoni