Menarke është emri i kohës kur një vajzë ka periodat e saj të para. Mosha në të cilën kjo vjen është në varësi të personit. Në shoqëritë perëndimore shumica e vajzave e përjetojnë këtë midis moshës 10-14 vjeç. Kjo moshë ka ardhur në rënie nga viti në vit, ndoshta për shkak të përmirësimit të kushteve sociale dhe të të ushqyerit.
Përpara se të arrijnë periodat e para, shumica e vajzave shfaqin shenjat e para të pubertitetit—fillimi i zhvillimit të gjoksit dhe dalja e qimeve të buta në zonën pubike dhe poshtë sqetullave. Nëse shenjat e pubertitetit tek vajzat shfaqen shumë herët, përpara moshës 8 vjeçare, kjo quhet pubertitet me zhvillim të parakohshëm. Kjo mund të jetë normale për një individ, por në të vërtetë mund të jetë shenjë e problemeve hormonale, kështu që është mirë që vajzat me pubertitet të hershëm të shikohen nga mjeku.
Zakonisht cikli i rregullt menstrual nuk ndjek periodën e parë. Periodat tentojnë të shfaqen kuturu gjatë vitit të parë ose të dytë përpara se të shfaqen sipas një rregulli të caktuar, që zakonisht vjen çdo 24-30 ditë.
Disa vajza i përjetojnë periodat e para pa e kuptuar se ç’janë ato. Papritur shikojnë gjak tek të brendshmet, në shtrat dhe kjo është përgjithësisht një përvojë e frikshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme që prindërit të përgatisin vajzat që më parë për menarken, për ndryshimet që shoqërojnë rritjen e saj.
Komentoni