Pothuajse të gjitha femrat përjetojnë ndryshime fizike dhe mendore në faza të ndryshme të ciklit të tyre menstrual. Shpesh këto ndryshime janë më shumë të dukshme në ditët para periodave dhe përmirësohen shumë pasi periodat fillojnë. Kjo është arsyeja përse përdoret termi sindromë paramenstruale (PMS). Për të njëjtën arsye, shumë njerëz e quajnë këtë gjendje të ndryshimeve psikologjike si tension paramenstrual (PMT).
Megjithatë, këto ndryshime mund të vërehen edhe në kohë të tjera gjatë muajit dhe një emër më i përshtatshëm për këtë problem është sindroma e ciklit ovarian. Kjo reflekton faktin se ekziston një ndryshim i vazhdueshëm në prodhimin e hormoneve nga ovaret përgjatë gjithë ciklitmenstrual.
Sot gratë mund të marrin pak zemër nga fakti se ky kondicion është përshkruar që në vitet 400 para lindjes së Krishtit nga Hipokrati, një mjek grek.
Simptomat që mund të shfaqen janë: fizike, psikologjike dhe ndryshime të sjelljes. Acarim gjoksi, ndjenjë fryrjeje, erë e këmbëve, dhimbje në abdomen-in e poshtëm dhe ngathtësi. Efektet psikologjike përfshijnë probleme me gjumin, ndryshim oreksi dhe ndryshim i dëshirës për seks, irritim, ankth, lodhje dhe depresion. Ndryshime të tjera në sjellje janë mungesa në punë, të qenit pre e aksidenteve, luhatjet e gjendjes mendore dhe largimi nga shoqëria.
PMS-ja nuk ndodh përpara pubertitetit, pas menopauzë-s ose gjatë shtatzënisë. Kjo do të thotë se gratë që nuk ovulojnë nuk e përjetojnë këtë gjendje. Përdorimi i tabletave me hormone siç janë pilulat kontraceptive e që ndihmojnë në frenimin e ovulimit, ndihmojnë shumë.
Në varësi të simptomave mund të jenë të vlefshme e të disponueshme edhe ilaçe të tjera. Këtu mund të përfshijmë ilaçet anti-inflamatore josteroidale që ndihmojnë për ngërçet dhe problemet me gjirin, antidepresantët për depresionin dhe diuretikët (“pilulat e ujit”), që mund të reduktojnë formimin e lëngjeve (mbajtjen e lëngjeve në trup). Mjeku këshillon se cilat ilaçe janë më të përshtatshme për organizmin tuaj.
Vitaminat si ato B6 dhe E, mineralet si kalciumi dhe magnezi, preparatet bimore si kohoshi i zi dhe vaji i aguliçes kanë ndihmuar disa femra për të përmirësuar simptomat e PMS-së. Të dhënat që mbështesin efektivitetin e disa nga preparateve për PMS-në janë të kufizuara.
Ndryshimet në dietë mund të reduktojnë simptomat e PMS-së. Nëse problem janë dhimbjet e gjoksit, mund të ndihmojnë: reduktimi i marrjes së kafesë ose çajit, reduktimi i marrjes së yndyrës dhe marrja e karbohidrateve komplekse. Reduktimi i kripës ndihmon në pakësimin e ndjenjës së fryrjes që shkaktohet nga mbajtja e lëngjeve në trup.
Aktiviteti i rregullt fizik është i rëndësishëm për të reduktuar lodhjen dhe depresionin. Në disa nga rastet me PMS mund të ndihmojë edhe reduktimi i stresit. Ushtrimet relaksuese ose teknikat që garantojnë një gjumë të përshtatshëm mund të ndihmojnë gjithashtu për të reduktuar nivelin e stresit.
Shkaqet e PMS-së shqetësojnë çdo grua dhe familjen e saj çdo muaj. Edhe pse mund të mos jetë e mundur që të eliminohen të tëra këto ndjenja të pakëndshme, për shmangien e tyre mund të bëhet edhe më shumë.
Komentoni