Ushqimi apo pijet nuk janë shkaktarë të zakonshëm të astmës. Një reagim i pakëndshëm ushqimor, ka më shumë të ngjarë të përfshijë lëkurën ose sistemin e tretjes, sesa mushkëritë tuaja. Një reagim i keq ushqimor, mund të shkaktohet ose nga një alergji ushqimore e vërtetë ose më shpesh, nga intoleranca ushqimore.
Një alergji ushqimore ndodh kur sistemi juaj imunitar, që është sistemi mbrojtës i trupit tuaj, reagon jashtë normales ndaj një ushqimi. Shkak për reaksion alergjik është zakonisht një proteinë në ushqim.
Simptomat e alergjisë ushqimore mund të përfshijnë një skuqje të lëkurës apo urtikaire, ndonjëherë, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe ndonjëherë edhe marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma zakonisht shfaqen brenda pak minutash pasi keni ngrënë. Më rrallë, simptomat mund të duan disa orë për tu zhvilluar. Forma më e rëndë e alergjisë ushqimore, anafilaksi, mund të jetë e rrezikshme për jetën.
Një intolerancë ushqimore, ndryshe nga alergjitë ushqimore, nuk ka të bëjë me sistemin imunitar. Ajo shpesh shkaktohet nga kimikatet në një ushqim, kimikatet natyrore apo ato të shtuara, që i japin ngjyrë apo shije ushqimit.
Intoleranca ndaj ushqimit shkakton simptoma të tilla si dhimbje barku, diarre, dhimbje koke, dhe me disa përbërës si p.sh. dyoksidi i sulfurit, mund të shkaktojnë astmën.
Ndryshimet ndërmjet alergjisë ushqimore dhe intolerancës ushqimore |
|
Alergjia Ushqimore | Intoleranca Ushqimore |
Përfshin sistemin imunitar | Nuk përfshin sistemin imunitar |
Simptomat përfshijnë skuqje të lëkurës apo urtikarie, ndonjëherë të vjella, diarre dhe dhimbje barku, dhe nganjëherë marrje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje | Mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, diarre, dhimbje koke dhe simptoma të astmës. |
Simptomat zakonisht shfaqen disa minuta deri në një orë pas ngrënies. | Simptomat mund të shfaqen brenda disa minutave pas ngrënies, apo më zakonisht disa orë pas, por mund të kalojnë deri në 3 ditë para se të shfaqen. |
Alergjitë ushqimore mund të jenë të buta apo të rënda dhe në raste ekstreme mund të shkaktojnë anafilaksi, kërcënues për jetën. | |
Shembuj të alergjive ushqimore janë alergjitë nga arrat, peshku, butakët (ushqimi guackor), vezët dhe farat e susamit. |
Reagimi alergjik mund të ndryshojë duke u ashpërsuar, dhe në formën e saj më ekstreme, mund të prodhojë më me shpejtësi anafilaksi, kërcënues për jetën (shihni tabelën).
Një alergji ushqimore që prodhon simptomat e astmës, ndodh për shkak të një reaksioni alergjik të një lloji të veçantë, i quajtur “reaksion alergjik i ndërmjetësuar IGE”. Një reaksion alergjik i ndërmjetësuar IGE, ka marrë këtë emër për shkak të IGE-së imunoglobulinave E- një nga antitrupat natyrorë të trupit, që është projektuar për të luftuar pushtues të tillë si parazitët “gut”, që shkaktojnë sëmundje. Në alergjitë ushqimore, IGE-ja ka për funksion prodhimin e një reagimi ndaj një ushqimi, që në thelb është i padëmshëm.
Nëse keni një alergji ushqimore, që ju shkakton astmë, kur ekspozoheni ndaj ushqimit (alergjen-it) antitrupat tuaj IGE veprojnë dhe ndezin një seri reaksionesh kimike në indet e trupit tuaj, duke shkaktuar më së fundmi ngushtimin e rrugëve ajrore. Më pas përjetohen simptoma tipike të astmës, si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Shpesh alergjia ndaj qumështit të lopës, sojës, grurit ose vezës, kalon rreth moshës së kopshtit, por një alergji ndaj arrave apo frutave të detit, ka gjasa që të qëndrojë me ju për gjithë jetën dhe t’ju shkaktojë simptoma të rënda, qoftë edhe nëse viheni në kontakt me një sasi minimale të atij ushqimi.
Ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji ushqimore provokuese të astmës janë:
Alergjitë ushqimore dhe anafilaksi |
Alergjitë Ushqimore:Nëse dyshoni se ju ose fëmija juaj është alergjik ndaj një ushqimi apo që një ushqim i veçantë, ka shkaktuar një sulm astme, mos e provoni atë ushqim përsëri derisa të jeni këshilluar me mjekun tuaj. Mund të drejtoheni në një klinikë alergjie për diagnostikim dhe tek një dietolog për këshilla dietike. Anafilaksi:Rrallë, disa alergji ushqimore, sidomos ato ndaj arrave dhe butakëve (ushqimet guaskore), mund të prodhojnë shumë shpejt një reagim të rëndë dhe të rrezikshëm për jetën, i quajtur anafilaksi. Njerëzit që vuajnë nga anafilaksi, zakonisht shpërthejnë në një skuqje të lëkurës, ndiejnë fytin e tyre të bymehet dhe asfiksohet, dhe mund të kenë marrje mendsh dhe vështirësi në frymëmarrje. Kjo është një urgjencë mjekësore që ka nevojë për trajtim të menjëhershëm. |
Mund të keni vënë re se, kur hani disa ushqime të caktuara, mund të pësoni disa efekte të pakëndshme të tilla si dhimbje barku, diarre, flatulacion dhe nganjëherë dhimbje koke. Nëse kjo ndodh, ka të ngjarë që të jeni intolerant prej këtyre ushqimeve, alergjik ndaj tyre. Në disa njerëz, intoleranca ushqimore, mund të shkaktojë simptoma të astmës.
Simptomat mund të ndodhin brenda disa minutave pasi keni ngrënë (p.sh. një ushqim që përmban sulfite), ose më shpesh, disa orë, madje deri në 3 ditë, pas ngrënies. Krahasoni këto me alergjitë e vërteta ushqimore, ku simptomat ndodhin në afërsi të kohës së ngrënies, zakonisht brenda një ore.
Edhe pse të pasurit e një alergjie ushqimore mund të duket shumë e qartë – ju hani ushqim, simptomat shfaqen brenda pak minutave – mjeku juaj mund të shqyrtojë më tej alergjinë. Kjo mund të përfshijë vizitën në një klinikë për alergjitë, teste nëpërmjet shpimit të lëkurës ose teste të gjakut të quajtura teste radioalergosorbente (RAST).
Mjeku juaj do të shqyrtojë rezultatet e këtyre testeve, si dhe llojin dhe kohën e simptomave që ju shfaqen pas ngrënies.
Një rezultat pozitiv i testit ndaj një ushqimi specifik, me simptoma që shfaqen menjëherë pas ngrënies, do të thotë se ky ushqim është një shkak i mundshëm i astmës suaj. Megjithatë, një rezultat pozitiv ndaj një ushqimi specifik, pa simptoma të astmës pas ngrënies, do të thotë se, edhe pse ju keni antitrupa ndaj atij ushqimi, jo domosdoshmërisht ju shkakton episode të astmës.
Një rezultat negativ ndaj një ushqimi specifik, ka tendencë për të përjashtuar ushqimin si një shkak i astmës tuaj.
Këshilli Kombëtar i Astmës paralajmëron të bëni kujdes se testet joortodokse të alergjisë, të tilla si testimi Vega dhe kineziologjia janë të paprovuara si metoda të diagnostikimit të alergjisë. Duhet të shkoni tek mjekun juaj për të diagnostikuar alergjitë.
Një intolerancë ushqimore nga një kimikat ushqimor, nuk është gjithmonë e lehtë për t’u diagnostikuar, sepse simptomat mund të ndodhin orë ose ditë pas ngrënies së ushqimit të dyshuar, dhe kjo lloj ndjeshmërie, nuk do të shfaqet në testet e përdorura për të diagnostikuar alergjitë ushqimore.
Nëse jeni intolerant ndaj nje kimikati ushqimor, reagimi juaj ndaj këtij kimikati do të varet nga sasia që hani, çka do të thotë, se duke ngrënë një sasi të vogël, nuk do t’ju bëjë të ndiheni të sëmurë, por një sasi e madhe, ka të ngjarë të prodhojë simptoma. Përsëri, krahasoni këtë gjë me një alergji ushqimore, ku të ngrënit edhe të sasisë më të vogël të një ushqimi, p.sh. ngrënia e kikirikëve nga një person alergjik ndaj tyre, mund të shkaktojë një reagim të ashpër.
Këto janë disa nga kimikatet ushqimore, që mund të shkaktojnë intolerancë ushqimore dhe në disa njerëz, mund të shkaktojnë simptoma të astmës:
Xheli Mbretëror (qumështi i bletës) nuk është një ushqim, por një mjekim komplementar, që prodhohet nga bletët ndihmëse për të ushqyer “nënën mbretëreshë”. Qumështi i bletës ka shkaktuar alergji të rënda dhe madje edhe vdekje tek njerëzit me astmë dhe alergji. Nëse keni astmë dhe alergji, duhet ta shmangni këtë produkt.
Alergjia nga qumështi i lopës zakonisht shkakton shqetësime të lëkurës dhe të sistemit të tretjes, dhe jo vështirësi në frymëmarrje apo gulçim.
Mund të ndjeni që astma juaj vjen menjëherë pas pirjes së një gote qumështi të ftohtë. Megjithatë, kjo mendohet të shkaktohet nga frymëmarrja në ajër të ftohtë e të thatë gjatë pirjes, e jo nga vetë qumështi.
Një tjetër mit përreth qumështit është se ai shkakton rritjen e mukusit në rrugët e frymëmarrjes. Qumështi e bën pështymën në gojën tuaj të ndjehet e trashë për pak kohë, por studimet kanë treguar se nuk ka rritur prodhimin e mukozës.
Alergjitë ushqimore shpesh mund të mendohen të jenë më të zakonshme seç janë në të vërtetë, dhe shpesh janë “fajësuar” për një sërë problemesh, duke përfshirë astmën. Megjithatë, duke eliminuar ushqime të tilla si veza dhe qumështi nga dieta tuaj, kjo do të ndihmojë vetëm nëse ju jeni alergjik nga veza dhe qumështi.
Me përjashtim të rastit kur keni një alergji ushqimore të diagnostikuar, eliminimi i një ushqimi të dyshuar, p.sh. qumështit, nga dieta juaj, pa u konsultuar me mjekun tuaj ose konfirmuar alergjinë me një test mjekësor të mbikëqyrur, ka shumë të ngjarë të mos ju ndihmojë me astmën tuaj. Eliminimi i ushqimeve mund të shkaktojë mangësi të ushqyesve të rëndësishëm të tillë si kalciumi, – kjo ka edhe më shumë të ngjarë të ndodhë tek fëmijët.
Pyesni doktorin tuaj para se të eliminoni ushqime nga dieta juaj ose ajo e fëmijës suaj.
Nëse keni astmë, duhet të synoni të mbani një dietë të shëndetshme, duke ngrënë një gamë me ushqime të pasura. Mbajtja e trupit në formë dhe të mos qenit mbipeshë, do të ndihmojë në frymëmarrjen tuaj.
Me përjashtim të rastit kur doktori, specialisti i alergjive apo dietologu, ju ka porositur në mënyrë të veçantë për të shmangur ushqime të caktuara, ndiqni një dietë të shëndetshme, siç është rekomanduar për të gjithë njerëzit alergjikë nga autoritetet shëndetësore:
Komentoni