Amerikanët të cilët po luftojnë me këtë dramë në rritje shkaktuar nga tartabiqet mund të përfundojnë të helmuar nga insekticidet, thotë një studim.
Raportimet nga zyrtarët e shëndetit publik në 7 shtete amerikane në vitet 2003 dhe 2010 treguan 111 raste helmimi lidhur me tartabiqet.
Shumica e rasteve nuk ishin të rënda dhe janë shkaktuar nga përdorimi i tepërt i pesticideve, dështimi për të larë apo ndryshuar shtretërit të trajtuara me pesticide, apo njoftim i pamjaftueshëm kur pesticidet ishin aplikuar, thanë zyrtarët nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Raporti Javor i MMWR – Vdekshmëria nga Semundjet 2011; 60: 1269-1274).
Megjithatë, një 65-vjeçare e cila vuante nga sëmundje të tjera, vdiq pas aplikimit të një insekticidi ndaj tartabiqit “në krahët e saj, në plagët në gjoks dhe mbi flokët e saj, para se të mbulonte ilaçin me kapakun plastik”.
Komentoni