Tartabiqet mund të quhen një rezervuar i fshehur për sa i përket rezistimit ndaj baktereve që përmbajnë ilaçet, paralajmërojnë studiuesit kanadezë në revistën e Sëmundjeve Infektive në Zhvillim (2011, 17: 1132-4).
Testet mbi 5 lloje tartabiqesh (Cimex lectularius) të mbledhura nga 3 persona, të cilët jetonin në një zonë të varfër në Vankuver, treguan se insektet mbartnin baktere rezistente ndaj antibiotikut – i ashtuquajtur “supertartabiqi” rezistent ndaj metilines Staphylococcus aureus (MRSA)dhe rezistent ndaj vankomicinës Enterococcus faecium (vre). Të dyja këto baktere mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme për jetën të cilat janë vështirë për t’u trajtuar, pasi ata janë rezistente ndaj pothuaj të gjithë antibiotikëve.
Me një popullsi tartabiqi në rritje, rreziku i transmetimit të sëmundjes direkt tek njerëzit nuk mund të përjashtohet, thanë shkencëtarët.
“Për shkak të aftësisë së insektit në dëmtimin e lëkurës së strehuesit të tij, si dhe prirjes së S. Aureus për të pushtuar lëkurën e dëmtuar, tartabiqet mund të shërbejnë në zmadhimin e infeksioneve MRSA, në komunitetet e varfëra urbane”, njoftuan ata.
“Tarabiqet mund të kolonizohen me komunitetin e MRSA … e rrjedhimisht këto insekte mund të veprojnë si një rezervuar i fshehtë mjedisor për MRSA.”
Popullata e tartabiqeve është rritur në Amerikën e Veriut dhe në Evropë gjatë 10 viteve të fundit, thanë ata, të ndikuar nga rritja e udhëtimeve ndërbotërore dhe nga rezistenca ndaj insekticideve.
Komentoni