Shumicës së njerëzve do t’u qëllojë të thumbohen nga një bletë, të paktën njëherë në jetën e tyre. Zakonisht thumbimi i bletës prodhon një ënjtje të dhimbshme, që të kruhet e që mund të jetë shqetësuese për disa ditë.
Disa njerëz mund të kenë një reagim më të rëndë, i cili mund të shkojë nga një ënjtje të dhimbshme të përgjithshme që prek një gjymtyrë të tërë (krahun ose këmbën) për një javë ose më shumë, deri në një reagim i cili ndikon gjithë trupin duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe madje deri në vdekje.
Një thumb blete përbëhet nga një gjemb i mprehtë, të cilit i bashkangjitet një qese helmi. Helmi nga kjo qese do të pompohet në trup për disa minuta pas largimit të bletës.
Gjembi nga thumbimi nënkupton se, sikundër përdoret një grep peshku, mund të nxirret jashtë. Përpjekjet për të vepruar kështu, vetëm injektojnë më shumë helm, duke e përkeqësuar reagimin.
Mënyra më e mirë për të reaguar ndaj një pickimi blete është duke e kruajtur për së jashtmi me një lëvizje anësore duke përdorur një objekt të fortë të tillë si tehu i një thike, një kartë krediti, apo edhe thua. Akulli duhet aplikuar menjëherë në zonën e dëmtuar. Nëse personi i thumbuar nga bleta, është i njohur për një reagim të keq ndaj thumbimit të bletës, një fashë kompresuese duhet të aplikohet në krah ose këmbë dhe i dëmtuari duhet inkurajuar të mos lëvizë. Në këtë rast ndihma mjekësore duhet të kërkohet menjëherë. Një injeksion adrenaline mund të jetë i nevojshëm për të kapërcyer këtë reagim.
Bletët tërhiqen nga erërat e forta dhe ngjyrat e ndritshme. Ato janë më aktive në ditët e ndritshme me diell. Fëmijët janë veçanërisht të prirur ndaj thumbimit të bletës. Bëj kujdes ndaj zonave të denduara me tërfil në kopësht kur fëmijët luajnë. Një nga vendet më të rrezikshme për tu thumbuar nga një bletë është brenda gojës. Enjtja e gojës mund të bllokojë frymëmarrjen e cila mund të çojë në pasoja fatale. Kjo zakonisht ndodh kur jeni duke pirë diçka në oborr dhe nuk e shihni kur një bletë futet në gotë/kanaçe dhe ju vazhdoni të pini normalisht. Kjo mund të ndodhë fare thjesht nëse jeni duke pirë nga një kanaçe. Gjithmonë përdorni një pipëz nëse jeni duke pirë nga një kanaçe.
Për ata që reagojnë keq, është i mundur desensibilizimi ndaj thumbimit të bletës. Shuma të vogla të helmit të pastruar jepen në intervale të rregullta për disa muaj apo vite. Kjo metodë ka 90% shanse për të reduktuar rrezikun e një reagimi fatal për jetën tek njerëzit në rrezik.
Komentoni