Regjistrohu/Kyçu

Kafshimet dhe shpimet: Ndihma e parë

• Aplikoni një pako akulli për lehtësimin e dhimbjeve.
• Mos përdorni fasho që rritin presionin, pasi helmi udhëton shumë ngadalë dhe presioni përkeqëson dhimbjen.
• Kërkoni  kujdes mjekësor.

 

Shenjat dhe simptomat

Kafshimet nga merimangat kurrizkuqe shkaktojnë dhimbje të menjëhershme. Dhimbja mund të përhapet. Qime të vogla mund të qëndrojnë në fund.
Nëse ju ndodh të kafshoheni nga një merimangë – përpiquni ta kapni merimangën për qëllim identifikimi.

Kafshimi i merimangës që prodhon rrjetë në formë gypi

(Atrax robustus)

  • Kontrolloni frymëmarrjen e personit dhe qarkullimin e gjaku-t. Nëse personi është në gjendje të pandërgjegjshme ndiqni planin  RPKFQ – Rrezik, Përgjigjuni, Kontrolloni udhët  ajrore (fyti/gjuha), Frymëmarrja, Qarkullimi.
  • Qetësoni personin dhe mbajeni në atë gjendje.
  • Aplikoni në mënyrë të qëndrueshme një fashë që mobilizon presionin (ose fashë tyl) përgjatë gjithë gjymtyrës, por jo shumë fort – njësoj sikundër do të vepronit me kyçin e ndrydhur të këmbës.
  • Nëse kafshimi është në dorë, fashoni krahun sa më gjatë të jetë e mundur, duke filluar nga mbi gishtat e dorës; e nëse kafshimi është në shputën e këmbës ose në këmbë, fashoni të gjithë këmbën  duke filluar nga gishtat.
  • Aplikoni një paftë metalike në gjymtyrë, për ta mbajtur atë të qëndrueshme
  • Telefononi urgjencën për një ambulancë.
  • Mos hiqni fashot pasi helmi shumë shpejt mund të hyjë në gjak.

 

Shenjat dhe Simptomat

Personi  mund të jargëzojë me tepri; të ketë gjithashtu mpirje rreth gojës; mund të zhvillohet konfuzion; vështirësi në frymëmarrje dhe spazëm muskulare.

Kafshimi i gjarpërit

• Mos provoni të thithni helmin nga plaga e kafshuar.
• Mos provoni të hiqni helmin me të larë pas kafshimit.
• Aplikoni në mënyrë të qëndrueshme një fashë që mobilizon presionin (ose fashë tyl) përgjatë gjithë gjymtyrës, deri      sa të jetë e mundur.
• Filloni në pjesën e mbi gishtave të dorës ose të këmbës.
• Mbani gjymtyrën e kafshuar dhe pacientin në gjendje qetësie, pa lëvizur.
• Aplikoni një paftë metalike në këmbë ose tek krahu nga bërryli tek gishtat.
• Mos e lëvizni pacientin.
• Telefononi urgjencën për një ambulancë.
• Mos i hiqni fashot pasi helmi  shpejt mund të hyjë në gjak.

 

Shenjat dhe Simptomat

Shenjë shpimi; Përzierje të stomakut; Të vjella; Diarre; Gjendje gjumi; Dobësi respiratore; Dhimbje koke; Vështirësi në frymëmarrje.

Kafshimi i Kandilit blu në formë “shishe”

(Physalia utriculus)

• Uthulla nuk rekomandohet.
• Hiqni çdo tentakulë me piskatore ose gishta.
• Mos e lani me ujë të freskët.
• Kompresa me akull apo kremrat anestezike mund të ndihmojnë me dhimbjen.
• Një studim i 2006 tregoi se zhytja e zonës së prekur në ujë të nxehtë (45 gradë Celsius) për 20 minuta është më e          mirë sesa kompresa me akull për lehtësimin e dhimbjeve.

 

Kafshimi i Kandilit në formë kutie

(Cubozoa) ose grerëza e detit (Chironex fleckeri)

• Zhyt  në uthull tentakulat përkatëse për të deaktivuar qelizat thumbuese – për të paktën 30 sekonda.
• Antihelmi është i nevojshëm për të gjithë kafshimet, me përjashtim të atyre fare të vogla.
• Kur antihelmi nuk është i mundshëm, fashot që mobilizojnë presionin mund të përdoren ndërsa pacienti                           transportohet për në
 spital – por jo mbi tentakulat aktive.
• Telefononi  urgjencën për një ambulancë.
• Sigurohuni që pacienti të mos lëvizë.
• Frymëmarrja artificiale dhe masazhi kardiak mund të jetë i nevojshëm.

 

Shenjat dhe Simptomat

Dhimbje torturuese. Personi mund të shkojë në gjendje shoku dhe kolapsi, si rezultat i kësaj mund edhe të mbytet.

Kafshimi i kandilit Irukandji

• Telefononi për ndihmë mjekësore, qoftë nëpërmjet kujdestarit të shpëtimit në plazh ose telefononi urgjencën për         një ambulancë.
• Personi duhet të dërgohet në
spital për lehtësimin e dhimbjeve dhe trajtimin e simptomave sistemike.

 

Shenjat dhe Simptomat

Kafshimi mund të mos jetë  i dhimbshëm. Pas një kohe mesatare prej 30 minutash personi mund të zhvillojë simptomën irukandji – e cila përfshin  dhimbje të rëndë në pjesën e ulët të shpinës, dhimbje të muskujve, të vjella, shqetësim dhe ankth. Rrezikshmërisht mund të ketë një zhvillim të presionit të lartë të gjaku-t.

Kafshimi i oktapodit unazor ngjyrë blu

  • Telefononi urgjencën për një ambulancë.
  • Aplikoni në mënyrë të qëndrueshme një fashë që mobilizon presionin.
  • Personi ka nevojë të dërgohet në spital – frymëmarrja artificiale e zgjatur është shpesh e domosdoshme.

 

Shenjat dhe Simptomat

Kafshimi në përgjithësi nuk ndihet. Personi do të mpihet  përreth gojës, gjuhës, fytyrës dhe qafës. Gjoksi mund të ndihet i ngushtë. Vështirësi në frymëmarrje që çon në dështimin respirator dhe përfundimisht në vdekje nëse personi nuk shpëtohet. Personi shpesh është i vetëdijshëm, por jo në gjendje për të lëvizur ose të përgjigjet. Bebet e syrit të zgjeruara dhe të fiksuara në një vend.

Kafshimi i kërmillit me guackë në formë koni

  • Aplikoni në mënyrë të qëndrueshme një fashë që mobilizon presionin mbi vendin e kafshuar.
  • Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
  • Frymëmarrje artificiale  ose e asistuar mund të jetë e nevojshme.
  • Injeksioni tetanozit (tetanus) mund të jetë i nevojshëm – plaga mund të infektohet.

 

Shenjat dhe Simptomat

Dhimbje, ënjtje dhe mpirje në vendin e kafshuar. Dobësim i zgjatur i muskujve. Të parit, të folurit dhe të dëgjuarit janë të trazuara. Mund të shkaktojë vdekje.


Komentoni