Të gjatë, të shkurtër të, të lidhur e me shkëlqim, për shumicën e grave janë më shumë se sa një tufë fibrash. Janë një shprehje e stilit dhe personalitetit. Studimet sugjerojnë po ashtu që flokët dhe imazhi i vetvetes janë të gërshetuar ngushtësisht. Në qoftë se një “ditë e keqe për flokët” mund ta bëjë një grua që të ndihet keq, humbja e tyre mund të jetë një pamje e shqetësuar në fytyrë çdo mëngjes para pasqyrës.
Ideja që floku që hollohet është një problem për djemtë është e gabuar. 40% e njerëzve që përjetojnë humbje të përkohshme apo afatgjatë të flokëve janë gra. Disa kanë një flok që po hollohet ndërkohë që të tjera e shohin që pjesa qendrore gradualisht po zgjerohet. Të tjera zhvillojnë një rënie të flokëve të dalluar në kurorën e kokës. Ndryshe nga burrat tek gratë rrallëherë zhvillohet rënie e flokëve në pjesën e përparme të kokës.
Skalpi mesatar ka 100 000 fije floku. Çdo folikulë prodhon një flok të vetëm që rritet me një ritëm prej 1.5 cm në muaj. Pasi rritet për dy deri në gjashtë vjet, floku rri edhe pak para se të fillojë të bjerë. Ai zëvendësohet nga një flok i ri dhe cikli rifillon. Në çdo moment të dhënë të kohës 85% e flokëve rritet dhe pjesa tjetër qëndron në vend.
Meqenëse flokët që janë në prehje normalisht bien, shumica e njerëzve kanë një rënie prej 50 deri 100 fijesh për ditë. Ju zakonisht do të gjeni disa në krehër apo furçën e flokëve ose në veshjen tuaj. Rënia jo normale e flokëve mund të ndodhë në disa mënyra. Ju mund të vini re tufa që bien kur juve i lani me shampo apo kur i krihni. Ose floku juaj mund të hollohet ngadalë me kalimin e kohës. Në qoftë se jeni të shqetësuar për ndryshimet në flokët tuaj kontrollohuni tek mjeku.
Rënia e flokëve tek gratë mund të shkaktohet nga rreth 30 sëmundje të ndryshme si edhe nga disa faktorë të mënyrës së tyre të jetesës. Disa herë nuk mund të gjenden shkaqe specifike. Si një pikë fillestare ekspertët e humbjes së flokëve rekomandojnë testimin për probleme të tiroideve dhe zhbalancimet hormonale. Në shumë raste floku do të rritet përsëri pasi të jetë mjekuar shkaku.
Shkalla Savin është një masë e zakonshme që luhatet nga densiteti normal i flokëve deri në kurorë të shogët (shumë rrallë). Është e dobishme që të dokumentohet modeli i rënies së flokëve tek gratë, që prek rreth 30 milion gra. Ekspertët mendojnë që gjenetika dhe plakja luajnë një rol tek alopecia androgjenike, krahas me ndryshimet hormonale të menopauzë-s floku mund të bëhet i hollë gjithandej, me humbjen më të madhe në qendër të skalpit. Flokët e tërhequr janë shumë të rralla tek gratë.
Tiroidja është një gjëndër me formën e fluturës në pjesën e përparme. Ajo prodhon hormone të cilat rregullojnë shumë procese në trupin e njeriut. Në qoftë se gjëndra prodhon tepër apo shumë pak hormone të tiroideve, cikli i rritjes së flokëve mund të prishet. Por rënia e flokëve rrallëherë është shenja e vetme e një problemi të tiroideve. Simptoma të tjera janë shtim apo humbje e peshës, ndjeshmëria ndaj të ftohtit apo të nxehtit dhe ndryshime në ritmin e zemrës.
Gratë me këtë sindromë kanë një zhbalancim kronik hormonal. Trupi prodhon nivele më të larta të androgjenëve se sa pritet. Kjo shkakton shpesh fenomenin e përhapjes së flokëve në pjesë të ndryshme të trupit ndërkohë që flokët në skalp bëhen më të hollë. Sindroma mund të çojë edhe në probleme të ovulacionit, akne dhe shtim në peshë, por disa herë flokët që hollohen janë shenja e vetme e dukshme.
Alopecia areata shkakton që flokët të bien me tufa. Fajin e ka vetë sistemi imun i trupit i cili gabimisht sulmon folikulat e shëndetshme të flokëve. Në shumicën e rasteve dëmtimi nuk është i përhershëm. Tufat që mungojnë zakonisht rriten përsëri në gjashtë muaj apo një vit. Në raste të rralla, personi mund t’i humbasë të gjithë flokët në skalp dhe në trup.
Kur qerja prek skalpin, fungusi nxit një model të dallueshëm të humbjes së flokëve, njolla rrethore pa flokë dhe që kruhen. Zonat pa flokë shfaqen me luspa dhe të kuqe. Qerja e skalpit mjekohet me medikamente kundër mykut. Sëmundja shpërndahet me anë të kontaktit direkt, kështu që pjesëtarët e familjes duhet që edhe ata të kontrollohen për simptoma të sëmundjes.
Disa gra mund të vënë re flokë të ngjeshur gjatë shtatzënisë. Kjo ndodh për shkak të niveleve të lartë të hormoneve që i pengojnë flokët të bien siç do të binin normalisht. Por kjo nuk zgjat përgjithmonë. Pas lindjes së fëmijës kur nivelet e hormoneve kthehen në normale, këto tufa flokësh bien me shpejtësi. Kjo do të thotë një rënie e befasishme e flokëve në të njëjtën kosh. Do të duhen një deri dy vjet që flokët të kthehen përsëri në normalë.
Një efekt anësor pak i njohur i tabletave për kontrollin e lindjeve është mundësia e humbjes së flokëve. Hormonet që e shtypin ovulacionin mund të shkaktojnë që flokët të hollohen tek disa gra, veçanërisht tek ato me një histori familjare të humbjes së flokëve. Disa herë humbja e flokëve fillon pasi ju keni pushuar së marri tabletën. Ilaçe të tjera të lidhura me humbjen e flokëve janë holluesit e gjaku-t dhe ilaçet që mjekojnë presionin e lartë të gjakut, sëmundjen e zemrës, artritin dhe depresionin.
Ju mund të humbni më shumë se sa vetëm peshën në rastet kur zbatoni dieta të forta. Mund të vihet re një humbje e flokëve 3-6 muaj pasi keni humbur më shumë se sa 8 kg, por flokët mund të rriten përsëri në kushtet e një diete të shëndetshme. Përgatituni të humbni një sasi flokësh në qoftë se dieta juaj është e shumë e varfër në proteina ose shume e pasur me vitamina A.
Nuk është çudi që disa modele të flokëve që i tërheqin apo i lidhin ato mund të acarojnë lëkurën e kokës dhe të shkaktojnë rënien e tyre. Po t’i lëshoni flokët lirisht ato do të fillojnë të rriten përsëri normalisht.
Humbja e flokëve është një efekt i njohur anësor e dy trajtimeve të kancerit: terapisë kemio dhe me rrezatim. Në kërkimin e tyre për të vrarë qelizat kanceroze të dy trajtimet mund të dëmtojnë folikulat e flokëve duke shkaktuar kështu një rënie dramatike të flokëve. Por dëmtimi gjithmonë është jetë shkurtër. Pasi terapia përfundon, flokët zakonisht rriten përsëri.
Stresi ekstrem fizik apo emocional mund të shkaktojë një rënie të papritur të gjysmës deri në tre të katërtat e flokëve në kokën tuaj. Shembujt përfshijnë:
Rënia mund të zgjasë gjashtë deri në tetë muaj.
Minoxidil (Rogaine) mund të ngadalësojë ose të ndalojë humbjen e flokëve në shumicën e grave dhe mund të ndihmojë që floku të rritet përsëri deri në një të katërtën e personave që e kanë përdorur atë. Për gratë me alopecia areata, kortikosteroidet mund të ndihmojnë që flokët të rriten sërish. Dhe në qoftë se keni një problem shëndetësor apo mungesa ushqimore flokët zakonisht rriten përsëri pasi sëmundja të vihet nën kontroll.
Pajisjet që emetojnë dritë laser me energji të ulët mund ta stimulojnë rritjen e flokëve dhe të ndihmojnë për të luftuar hollimin e flokut. Ato janë në dispozicion në disa klinika dhe si pajisje portative për t’u përdorur në shtëpi. Parrezikshmëria dhe efektshmëria afatgjatë e këtyre trajtimeve është e panjohur.
Kjo procedurë përfshin mbjelljen e flokëve në zonat ku ato janë holluar me flokë të marrë nga zona të tjera.
Një kërkim i shpejtë në internet do të japë si rezultat gjetjen e dhjetëra produkteve të destinuara për të ndaluar humbjen e flokëve ose për t’i rritur përsëri ata. Për fat të keq nuk është e mundur të kontrollohen se kur janë bërë fotot që tregohen atje.
Komentoni