Suplementet e sojës nuk luajnë ndonjë rol në parandalimin e osteoporozë-s tek gratë pas periudhës së menopauzë-s, zbuluan kërkuesit amerikanë.
Marrja ditore e tabletave 200 mg të sojave nuk reduktonte masën kockore ose simptomat e menopauzë-s në gratë që ndodhen në këtë fazë.
Studimi nuk gjeti ndonjë ndryshim sinjifikativ në dendësinë minerale të kockave, të shtyllës kurrizore dhe të qafës së femurit, ndërmjet grave që kishin marrë tabletat e sojës dhe atyre që nuk i kishin përdorur.
Një total prej 248 gra të moshës 45–60 vjeçare brenda periudhës 5 vjeçare të menopauzë-s morën pjesë në studim.
Dozat 200 mg të sojave janë ekuivalente me konsumin e lartë të sojave nëpërmjet burimeve të ushqimit në një dietë tipike aziatike.
Studimi ndoqi iniciativat e shëndetit të grave që zbuluan rreziqet e terapisë së estrogjenit me ose pa progesteron.
Ai u zhvillua për të kapërcyer kufizimet e shumë produkteve të tjera të sojave, të cilat përfshijnë dizajn të dobët, madhësinë e vogël të mostrave dhe kohëzgjatjen e shkurtër.
Komentoni