Regjistrohu/Kyçu

Osteoporoza: Para dhe pas një kocke të thyer

Në qoftë se ju keni osteoporozë ose jeni në rrezik, ju do të doni të bëni gjithçka për t’i mbajtur kockat tuaja sa më të forta që të jetë e mundur. Përveçse të ndiqni këshillën e mjekut tuaj për dietën dhe ushtrimet fizike, ju duhet të dini se disa medikamente janë miqësore për kockat dhe të tjera mund të kenë efekte anësore që prekin kockat tuaja. Disa medikamente të marra për probleme të zakonshme shëndetësore, si urthi dhe depresioni mund të prekin shëndetin e kockave tuaja. “Kjo jo domosdo do të thotë që duhet t’i ndaloni ato”, thotë Dr. Harold Rosen, drejtor i Qendrës së Parandalimit dhe Trajtimit të osteoporozë-s, Boston. Është shumë e rëndësishme që të peshohen pro-të dhe kundra-t e medikamentit kundrejt efektit mbi kockat. Dobitë nga një ilaç mund të dominojnë rrezikun. Ose mjeku juaj mund t’ju këshillojë një ilaç për ruajtjen e kockave, i cili mund të kompensojë rrezikun.

Ilaçet kortikosteroide dhe shëndeti i kockës

Ky lloj ilaçi steroid ndihmon të frenohet inflamacioni. Mjekët e japin atë për sëmundje si artriti reumatoid, astma dhe koliti ulceroz. Disa shembuj janë:

  • Cortisone (Cortone)
  • Prednisone (Deltasone, Meticorten, Orasone, Prednicot)

Këto steroide e vështirësojnë formimin e kockës dhe e rrisin brishtësinë e kockës gjë që mund  të shkaktojë një frakturë. Megjithatë disa njerëzve u nevojiten këto ilaçe. Dhe rreziku afatshkurtër nuk ka ndonjë rëndësi për shumicën e njerëzve. Se si e merrni ju ilaçin, është gjithashtu e rëndësishme. Tabletat apo pika nga goja janë më të fuqishmet por ato që ju thithni apo i vini mbi lëkurën tuaj janë më pak shqetësuese.

Ilaçet kundër kancerit dhe shëndeti i kockave

Në qoftë se  ju keni kancer të gjirit dhe po merrni disa ilaçe që prekin kockat tuaja, mjeku juaj duhet të monitorojë densitetin e kockës tuaj dhe të rekomandojë ilaçe për ruajtjen e kockave. Disa pacientë me kancer të gjirit marrin:

  • Anastrozole (Arimidex);
  • Exemestane (Aromasin);
  • Letrozole (Femara).

Këto ilaçe vënë në shënjestër një substancë që prodhon trupi juaj, dhe ulin nivelet e estrogjenit, gjë që mund të dobësojnë kancerin e ushqyer nga estrogjeni. Ky është një lajm i mirë për kancerin tuaj, por ulja e niveleve të estrogjenit mund të jetë jo e mirë për kockat tuaja. Ja sepse mjekët shpesh rekomandojnë ndryshime që e përmirësojnë mënyrën tuaj të jetesës, një dietë të pasur me kalcium dhe vitaminë D dhe ilaçe për ruajtjen e kockave për gratë që i marrin këto ilaçe. Burrat që kanë qenë trajtuar për kancerin e prostatës disa herë këshillohen t’i nënshtrohen një terapie anti androgjen. Shembuj të këtyre ilaçeve janë bicalutamide (Casodex), flutamide (Eulexin), dhe nilutamide (Nilandron). Këto ilaçe bllokojnë veprimin e hormonit testoteron, zakonisht duke e ngadalësuar rritjen e kancerit të prostatës. Megjithatë këto medikamente mund të ulin densitetin e kockave dhe të rrisin rrezikun e frakturave, kështu që mjekët mund të këshillojnë ndryshime në mënyrën e jetesës si ushtrime fizike, lënien e duhanit, marrje të reduktuar të kafeinës dhe ilaç për ruajtjen e kockave.

Ilaçe kundër depresionit dhe shëndeti i kockave

Disa ilaçe që përdoren kundër depresionit mund të ndikojnë në kocka. Shembuj janë:

  • Citalopram(Celexa);
  • Fluxotein(Prozac);
  • Paroxetine(Paxil);
  • Sertraline (Zoloft).

Kjo nuk do të thotë që të mos i merrni ato. Kur peshohen rreziqet dhe dobitë, duhet kujtuar se vetë depresioni lidhet me shëndetin e dobët të kockave.  Sidoqoftë shumica e studimeve duke parë efektet e këtyre medikamenteve mbi shëndetin e kockave kanë gjetur shanse më të mëdha të frakturave tek personat që i marrin këto ilaçe. Pyesni mjekun tuaj çdo herë që u këshillon ilaçe kundër depresionit: “A është ilaçi i duhur? A është në dozën e duhur?” Sigurohuni që mjeku të dijë se shqetësoheni për shëndetin e kockave tuaja dhe mos harroni se sa kalcium dhe vitaminë D keni nevojë të merrni.

Ilaçet për sëmundjen e refluksit gastroezofageal

Nëse ju e keni këtë sëmundje, acidet e stomakut tuaj kthehen në ezofag. Ju mundet që merrni një lloj ilaçi të quajtur pengues me pompë. Këto lloj ilaçesh mund të jenë :

  • Ezomeprazole(Nexium);
  • Lansoprazole(Prevacid);
  • Omeoprazole(Prilosec, Zegerid).

Ilaçe të tjera, të quajtura bllokues H2, pengojnë prodhimin e acidit të stomakut:

  • Cimetidine(Tagamet);
  • Famotidine (Calmicid, Fluxid, Mylanta AR, Pepcid);
  • Ranitidine(Tritec, Zantac).

Këto ilaçe mund të jenë më miqësore ndaj kockave, megjithëse edhe kjo nuk është plotësisht e sigurt.

Ilaçet e diabetit dhe kockat tuaja

Studime rreth efektit të disa ilaçeve të diabetit mbi shëndetin e kockave kanë treguar se një lloj i ilaçeve kundër diabetit, i njohur si thiazolidinedione ka efekt negativ mbi kockat. Ato janë:

  • Pioglitazone (Actos);
  • Rosiglitazone(Avandia).

Ka lloje të tjera të ilaçeve kundër diabetit kështu që ndoshta ju dhe mjeku juaj duhet të merrni në konsideratë që mund të përdorni ndonjë lloj tjetër.

Ilaçet për ruajtjen e kockave

Bisfosfonatet janë një lloj ilaçesh për osteoporozë-n. Ato përfshijnë:

  • Alendronate (Binosto, Fosamax);
  • Ibandronate (Boniva);
  • Risedronate (Actonel, Atelvia);
  • Acid zoledronik (Reclast).

Disa studime e kanë lidhur përdorimin e tyre afatgjatë me një shans më të madh të një frakture të pazakontë të  kockës së kofshës. Në qoftë se dikush që është duke marrë biofosfonat për një kohë të gjatë ka një lloj të rrallë të frakturës së kofshës, mjeku duhet të kalojë në një lloj tjetër ilaçi për osteoporozë-n. Ilaçet e mëposhtme bëjnë pjesë tek alternativat e biofosfonateve për trajtimin dhe parandalimin e osteoporozë-s:

  • Denosumab (Prolia). Ky është një ilaç biologjik që ngadalëson humbjen e kockave;
  • Raloxifene (Evista);
  • Teriparatide (Forteo). Ky është një lloj i hormonit paratiroid që rrit formimin e kockës;
  • Terapia e zëvendësimit të hormoneve.

Në qoftë se po e merrni një bisfosfonat për pesë vjet mjeku juaj mund të kontrollojë për të parë nëse duhet të vazhdoni, të ndaloni apo të kaloni në përdorimin e një ilaçi tjetër për ruajtjen e kockave. Terapia e zëvendësimit të hormoneve, të vetëm estrogjenit apo të një kombinimi të estrogjenit dhe progestinës mund të këshillohet edhe ajo për parandalimin dhe trajtimin e osteoporozë-s. Ilaçi Duave (estrogen dhe bazedoxifene) është një lloj i terapisë së zëvendësimit të hormoneve, i miratuar për të trajtuar gratë në menopauzë. Duave po ashtu mund ta parandalojë osteoporozë-n në gratë me risk të lartë që tashmë e kanë provuar trajtimin jo me estrogjen. Studimet kanë treguar se terapia e zëvendësimit të hormoneve rrit rrezikun e kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës tek disa gra. Pra ndërsa dihet që kjo terapi ndihmon për të ruajtur kockën dhe parandaluar frakturat, në përgjithësi nuk rekomandohet për të trajtuar osteoporozë-n për shkak të rreziqeve për shëndetin që mendohet se peshojnë më shumë se sa dobia e tyre. Tek gratë që kanë qenë në një terapi hormonale në menopauzë në ta kaluarën dhe pastaj e kanë ndaluar atë, kockat fillojnë përsëri të hollohen me të njëjtin ritëm si edhe më parë.


Komentoni