Kur shohim më nga afër kockat, zbulojmë 2 lloje strukturash: strukturën e dendur të quajtur kockat kortikale dhe strukturën tjetër të quajtur kockat sfungjerore.
Kockat kortikale formojnë shtresën e jashtme të fortë të të gjitha kockave të trupit dhe formojnë pjesën më të madhe të kafkës dhe brinjëve. Kockat sfungjer janë gjetur kryesisht në brendësi të rruazave (segmenteve kockëmëdha të shtyllës kurrizore), dhe brenda skajeve të eshtrave të gjata si femuri (kockat e kofshës). Në vizatimin e mëposhtëm të një kocke të kofshës normale, mund të shihen kockat kortikale jashtë boshtit të kockave dhe kockat sfungjerore brenda përfundimit të kockave, pranë nyjeve.
Kocka është një ind i gjallë që është në një gjendje të vazhdueshme qarkullimi. Qelizat brenda janë të përfshira në formimin e kockave të reja. Bilanci ndërmjet aktiviteteve të kundërta brenda kockave është i ndikuar nga disa faktorë, duke përfshirë:
Gjendjet e tjera që ju mund të keni, ashtu sikundër ilaçe të caktuara që mund të jeni duke marrë, siç janë kortikosteroidet munden gjithashtu që të ndikojnë në shëndetin e kockave.
Nëse sasia e kockave që janë duke u formuar është më e madhe se sasia e kockave të ri-absorbuara, në masën e kockave tuaja, atëherë – sasia e kockave në skeletin tuaj – do të rritet, ashtu siç ndodh gjatë fëmijërisë. Megjithatë, rreth moshës 30 vjeçare, ri-absorbimi i sasisë së kockave fillon e bëhet pak më i madh se shuma e kockave të formuara dhe për shumë vite pas kësaj moshe, ky çekuilibër i vogël çon në një humbje graduale të masës kockore.
Nëse jeni femër, menopauza është një ngjarje e rëndësishme në aspektin e kockave tuaja. Rënia e nivelit të estrogjenit, të hormonit femëror shkakton një ulje të dukshme të masës kockore pas menopauzë-s. Mundësitë janë që kjo humbje kockore të çojë në hollim, dobësim të kockave dhe rritje të rrezikut të thyerjes – një gjendje e quajtur osteoporozë. Osteoporoza është në rritje në qoftë se keni një ose më shumë faktorë të njohur rreziku, të tilla si të qenit Aziatik ose Kaukazian, të paturit e një anëtari tjetër familjeje me osteoporozë dhe të ndjekurit e një diete të mangët në kalcium gjatë gjithë jetës tuaj.
Edhe pse është më e zakonshme tek gratë, edhe burrat mund ta zhvillojnë osteoporozë-n dhe gjithashtu të jenë të prirur ndaj frakturave që mund të ndodhin si rezultat i të paturit të kësaj gjendjeje.
Kur kockat tuaja janë holluar deri në atë pikë sa osteoporoza është diagnostikuar, struktura fizike – sidomos ajo kockore ndryshon. Në veçanti:
Këto ndryshime nënkuptojnë që keni shumë mundësi për të pësuar një frakturë.
Mund të jeni në një rrezik të lartë të osteoporozë-s nëse prindërit tuaj kanë patur një histori frakture.
Nëse keni patur nevojë për të marrë ilaçe që kanë efekte anësore ndaj reduktimit të masës kockore (p.sh. kortizon), ose keni një sëmundje tjetër që direkt ose indirekt shkakton humbjen e masës kockore (p.sh. një çrregullim në të ngrënë), ju mund gjithashtu që të jeni në një rrezik të lartë të të zhvilluarit të osteoporozë-s.
Gjatë osteoporozë-s, kockat tuaja janë më të holla dhe të brishta dhe mund të thyhen më lehtë. Pjesët më të zakonshme të thyerjes për shkak të osteoporozës përfshijnë dorën, nyjet dhe rruazat e shpinës. Disa njerëz me osteoporozë mund të kenë një frakturë për shkak të një gjëndre ose një rritje presioni, p.sh. teshtitja mund të shkaktojë një frakturë në brinjë tek dikush me sëmundjen e osteoporozë-s.
Një frakturë në shpinë mund të ndodhë për shkak të ngjeshjes së kockave të dobësuara, të cilat në osteoporozë mund të ndodhin gjatë lëvizjeve të thjeshta. Kjo lloj thyerjeje në shpinë mund të çojë në dhimbje.
Një frakturë e nyjeve për shkak të një rënieje/rrëzimi mund të çojë në një paaftësi për të ecur për një periudhë të zgjatur, humbje të pavarësisë, kujdes afatgjatë infermieror dhe në një rrezik të lartë vdekjeje.
Osteoporoza mund të mos kuptohet gjatë gjithë vitit derisa një frakturë të ndodhë. Është shumë e rëndësishme që të diskutoni me mjekun tuaj rreth shëndetit të kockave, ndërkohë që rriteni, edhe nëse nuk keni përjetuar më parë një frakturë.
Për të ndihmuar në formimin e kockave, të gjithë njerëzit – sidomos gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë– duhet të:
Komentoni