Regjistrohu/Kyçu

Çrregullimet obsesive-kompulsive (OCD): Simptomat tek fëmijët

Përdorni pyetësorin e mëposhtëm për të zbuluar nëse fëmija juaj ka simptoma që janë të vazhdueshme dhe të ngjashme me ato të çrregullimeve obsesive–kompulsive (OCD).

  1. A ndihet performimi i një rituali të caktuar si një nevojë urgjente për jetën e fëmijës tuaj?
  2. A shkaktojnë mendimet përsëritëse tek fëmija juaj parehati ose ankth?
  3. Nevoja ekstreme për rregull dhe pastërti a e detyron fëmijën tuaj që të rregullojë gjërat, të bëjë banjo ose dush?
  4. A bën fëmija juaj veprime të përsëritshme gjatë gjithë kohës (si p.sh. ngjitja dhe zbritja nga karrikja, etj)?
  5. A kryen fëmija juaj në mënyrë të përsëritur rutina të caktuara për të parandaluar “gjërat e këqia” që të ndodhin?
  6. A ka fëmija juaj vështirësi të mëdha për të larguar gjërat edhe kur ato nuk kanë ndonjë vlerë praktike?

Disa nga gjërat përsëritëse që fëmijët me OCD bëjnë, janë:

  • Shqetësohen për bakteret nga njerëzit e tjerë;
  • Në mënyrë përsëritëse dhe të shpeshtë lajnë duart e tyre;
  • Kontrollojnë gjërat herë pas here (si p.sh. çelësat e dyerve); dhe
  • Numërojnë në mënyrë përsëritëse;

Nëse nevojat e fëmijës tuaj për sjellje të tilla ripërsëritëse shkakton stres ose në mënyrë sinjifikative ndërhyn në rutinën normale, marrëdhëniet ose në funksionin social, atëherë shkoni tek mjeku.


Komentoni