Regjistrohu/Kyçu

Çrregullimi social i ankthit

Çrregullimi social i ankthit – gjithashtu i quajtur fobia sociale – është një gjendje ku komunikimi i përditshëm me njerëzit e tjerë provokon frikë dhe ankth.  Kjo është më shumë se një ndjenjë normale nervozizmi që mund të shoqërojë të folurit në publik apo të takuarit e njerëzve të rinj, dhe ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e njerëzve të prekur.

Çrregullimi social i ankthit është menduar që të prekë të paktën një në 10 njerëz në të njëjtën kohë. Ai zakonisht fillon në adoleshencë dhe ka si tendencë që të prekë më shumë femrat sesa meshkujt.

Simptomat

Njerëzit me çrregullimin social të ankthit kanë një frikë të vazhdueshme në situatat sociale ku ato mund të ekspozohen ndaj shqyrtimit të mundshëm nga njerëzit e tjerë. Ato kanë frikë se ato mund të thonë diçka që rezulton në të ndjerit të poshtëruar ose në siklet. Të prekurit janë të vetëdijshëm se ankthi i tyre është komplet në përpjestim të jashtëm me situatën.

Disa nga situatat që krijojnë probleme për njerëzit e prekur janë:

  • Njohja me të huajt;
  • Kryerja e telefonatave;
  • Ngrënia në restorante;
  • Fjalimet publike; dhe
  • Pothuajse çdo situatë ku njerëzit e tjerë janë duke i parë.

Njerëzit me çrregullimin social të ankthit i shmangin këto situata sociale ose i suportojnë ato, ndërkohë që ndjejnë një ankth intensiv ose çoroditje. Ankthi ndërhyn çdo ditë në jetën e tyre, duke ndikuar tek marrëdhëniet, edukimi, puna dhe tek aktivitetet e tjera.

Simptomat fizike të ankthit munden gjithashtu që të përjetohen, këto janë:

  • Djersitja;
  • Rrahjet e forta të zemrës;
  • Dridhjet ose ethet;
  • Dridhjet e zërit;
  • Përzierjet;
  • Diarreja; dhe
  • Skuqjet.

Këto simptoma fizike mund ta përkeqësojnë edhe më shumë ankthin, sepse ato shqetësohen që njerëzit e tjerë do t’i vënë re ndaj faktit që  ato ndihen në ankth.

Faktorët rrezikues për çrregullimin social të ankthit

Fobia sociale, siç është çrregullimi i ankthit, është menduar që të jetë shkaktuar si kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Një histori familjare e çrregullimit social të ankthit ju vendos në një rrezik të madh ndaj zhvillimit të kësaj gjendjeje. Fëmijët dhe adoleshentët që janë të turpshëm, kanë prindër posesivë dhe mbrojtës që kanë patur një eksperiencë  negative siç janë ngacmimet në një nivel të lartë.

Trajtimi

Trajtimi psikologjik, me ose pa ilaçe, është trajtimi më i zakonshëm i çrregullimit social të ankthit.

Trajtimi psikologjik

Terapia kognitive–bihejvorale (CBT)–një formë e përdorur për këshillimin ndaj çrregullimit të ankthit–ndihmon në trajtimin e simptomave në pjesën më të madhe të njerëzve. Ajo mund të bëhet në një sesion grupi ose si terapi individuale.

CBT për çrregullimet sociale të ankthit përfshin:

  • Terapinë kognitive (duke identifikuar dhe sfiduar modelet negative të të menduarit, dhe zhvilluar metodat alternative të të menduarit dhe të vepruarit për të reduktuar ankthin);
  • Ekspozimin e bazuar në terapi (ku gradualisht punoni në përballjen e situatave që keni frikë); dhe
  • Trajnimet e aftësive sociale.

CBT kërkon praktika të konsiderueshme dhe trajtimet e suksesshme do të përfshijnë ekspozimin ndaj disa anktheve. Megjithatë, përballja rregullisht me situatat sociale që keni frikë do të vazhdojnë që të përforcojnë aftësitë tuaja përballuese dhe me kalimin e kohës të keni më pak ankth.

Strategjitë e marrjes frymë dhe të relaksimit shpesh janë përdorur për të trajtuar simptomat fizike të ankthit.

Ilaçet

Lloje të caktuara antidepresantësh mund të jepen për trajtimin e çrregullimit social të ankthit. Këto përfshijnë katapleksinë (SSRI) dhe frenuesit monoamine të oksidazës (MAOI).

Ilaçet antidepresante shpesh janë dhënë për 6 deri në 12 muaj në kombinim me CBT-në. Disa njerëz kanë nevojë që t’i marrin ilaçet për periudha më të gjata.

Një lloj ilaçi anti-ankth i quajtur benzodiazepinë është gjetur se tek disa njerëz është shumë efektiv. Megjithatë, ky është i përshtatshëm vetëm për përdorim afatshkurtër.

Për njerëzit që kanë një çrregullim social të ankthit jo të përgjithshëm, që është frika e një ose e vetëm pak situatave (p.sh. e të folurit në publik), ilaçet beta-bllokuese mund të jepen për të trajtuar simptomat fizike të ankthit. Ky ilaç është marrë 30 deri në 60 minuta përpara eventit ose performancës sociale.

Vetëkujdesi

Mundojuni që të përfshiheni në një rutinë të rregullt që përfshin të ushtruarit me të ngrënin shëndetshëm. Sigurojuni që të bëni gjumë mjaftueshëm dhe gjeni kohë për të pushuar dhe për të shijuar aktivitetet.

Ndërkohë që mund të vihet re se alkooli mund t’ju ndihmojë që të pushoni, ai faktikisht mund të përkeqësojë simptomat e ankthit për një kohë të gjatë, kështu që është mirë që ta shmangni. Mundojuni që të mos përdorni kafeinën sepse edhe ajo mund ta përkeqësojë ankthin.


Komentoni