Regjistrohu/Kyçu

Çrregullimet e të ngrënit mund të vazhdojnë deri në moshë të rritur

Adoleshentët të cilët kanë sjellje anormale të të ngrënit, duke përfshirë edhe dietat, janë në rrezik ndaj problemeve të vazhdueshme në moshë të rritur, tregoi një studim.

Kërkuesit amerikanë që ndoqën një grup me më shumë se 2200 adoleshentë (55 % femra) zbuluan përhapjen e përdorimit të dietave dhe të të ngrënit jo të shëndetshëm, e cila kishte qëndruar konstante për mbi 10 vjet (Gazeta e Shoqatës Amerikane të Dietës 2011; 111: 1004-11).

Sjelljet ekstreme të kontrollit të peshës u rritën ndjeshëm me moshën e grupit, ndërmjet femrave 8.4 % rreth moshës 13 vjeçare dhe 20.4 % rreth moshës 23 vjeçare.

Tek individët, ndjekja e sjelljeve potencialisht të dëmshme të të ngrënit sugjerojnë që përdorimi i tyre “nuk ishte vetëm një fazë, por ishte e vazhdueshme”, thanë studiuesit.


Komentoni