Regjistrohu/Kyçu

Vetëvrasja tek fëmijët

Vdekja nga vetëvrasja është një nga mënyrat më të këqija për t’i dhënë fund jetës. Është shkatërruese për familjen dhe miqtë kur një person i merr jetën vetes.

Shumica e të rinjve që kryejnë vetëvrasje kanë sëmundjen e njohur të depresionit. Kjo sëmundje që prek një në pesë persona në një moment të caktuar të jetës mund të trajtohet në mënyrë të suksesshme sapo të zbulohet. Për këtë arsye është e rëndësishme që ata që janë në kontakt të rregullt me adoleshentët të njohin shenjat e depresionit, në mënyrë që të ndihmojnë.

Depresioni tek fëmijët është i dukshëm. Shqetësimet në gjumë, oreksi i dobët, vetëvlerësimi i pakët, këndvështrimi jo i qartë në jetë dhe mungesa e lidhjeve janë simptomat tipike. Adoleshentët mund të tregojnë disa nga këto shenja të depresionit, por zakonisht ato nuk janë aq të dukshme. Irritueshmëria eksesive, mërzitja, largimi nga jeta sociale, largimi nga sportet dhe aktivitetet e tjera dhe përkeqësimi i performancës në shkollë janë shenja që adoleshenti mund të ketë depresion.

Mund të jetë e vështirë që të përcaktohen këto simptoma nga “uljet e ngritjet” që janë pjesë e jetës së shumicës së adoleshentëve. Në depresion, këto sjellje janë prezente dhe konstante,  duke shkaktuar interferencë sinjifikative në funksionet shkollore, sociale, të punës dhe ato familjare.

Cilët adoleshentë janë nën rrezikun e vetëvrasjes?

Disa adoleshentë janë në rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe vetëvrasjes më shumë sesa të tjerët. Kjo përfshin ata që kanë të afërt me këto probleme ose me probleme të ngjashme, ata që jetojnë në familje ku mungon lumturia dhe tek ata që konsumojnë sasi të mëdha alkooli (që luan një rol sinjifikativ në shumë nga vetëvrasjet midis adoleshentëve).

Djemtë impulsivë, agresivë dhe “të vetmuar” janë nën rrezik dhe kështu janë edhe disa që kanë arritje shumë të mira dhe që janë nën presionin konstant se mund të bëjnë edhe më shumë.

Ka shumë mite në lidhje me vetëvrasjen. Besimi popullor se: ”Ata që flasin për të nuk e bëjnë atë” është shumë i gabuar. Edhe një episod duhet të merret seriozisht. Është gjithashtu e rrezikshme largimi i vëmendjes nga tentativat vetëvrasëse jo fatale si ”nevojë për vëmendje”. Shumë njerëz që humbasin jetën nga vetëvrasja kanë patur më parë tentativa vetëvrasjeje.

Puna me adoleshentët në pjesën më të madhe të kohës mund të jetë e vështirë. Nëse jeni në dijeni se një i ri është në mënyrë konstante jo i lumtur ose me temperament të keq, mos kini frikë t’a pyesni atë në lidhje me mënyrën sesi ndihet. Shpesh duke e ditur se dikush është duke u kujdesur, është e mjaftueshme për të kaluar problemet dhe për të parandaluar tragjeditë.


Komentoni