Kërkuesit thonë se rreziku i vetëvrasjes tek fëmijët që fillojnë të marrin antidepresantë në vitin e parë është i ngjashëm, pavarësisht nga tipi i ilaçit depresant të përdorur (Pediatrics 2010; 125: 876-88).
Një studim kanadez i bërë tek 20,906 fëmijë të moshës 10-18 vjeç tregon se 266 tentativat e vetëvrasjes dhe 3 vetëvrasjet e kryera gjatë vitit të parë të përdorimit të antidepresantit — ishin rreth 5 herë më të larta se sa niveli normal midis adoleshentëve të moshës 13-17 vjeç.
Asnjë diferencë “klinikisht e kuptimtë” nuk u gjet në rrezikun e vetëvrasjeve në lidhje me tipin e ilaçit antidepresiv të përdorur, thanë autorët. (Antidepresantët e përdorur përfshirë inhibitorët serotoninë–SSRI, serotoninë-noradrenalinë-SNRI, antidepresantët triciklikë–TCA dhe inhibitorët oksidazë monoaminë).
Autorët konkluduan se gjetjet mbështesin vendimin e Administratës Amerikane të Ushqimeve dhe Ilaçeve për të përfshirë të tërë llojet e antidepresantëve në listën e produkteve, ku duhet të theksohet kujdesi i përdorimit në lidhje me potencialin e rrezikut në rritje për vetëvrasje për fëmijët dhe adoleshentët që fillojnë të përdorin këta antidepresantë.
Komentoni