Regjistrohu/Kyçu

Lythat

Lythat janë ndër ankesat më të zakonshme të njeriut. Lythat shkaktohen nga virusi HPV, ndaj të cilës janë të njohura të paktën 60 lloje. Lythat e zakonshëm mund të shfaqen kudo në trup, por më shpesh shfaqen: në duar, gishta, gjunjë, këmbë, fytyrë dhe lëkurën rreth thonjve. Lythat mund të shfaqen në mënyrë individuale ose në grupe dhe janë beninje. Lythat e zakonshëm mund të jenë të sheshtë ose të ngritur. Ato mund të ndryshojnë në formë, nga të vogla sa koka e një gjilpëre deri në të gjatë sa një kokërr fasuleje.

Çfarë i shkakton lythat?

Lythat shkaktohen kur HPV hyn në lëkurë nga një prerje ose gërvishtje dhe më pas ndikon që qelizat të shumëfishohen në mënyrë të shpejtë. Zakonisht lythat janë përhapur nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, ekspozimit ndaj traumave ose fërkimeve. Por virusi mundet gjithashtu që të përhapet edhe në ambjentet me lagështirë, siç janë dushet dhe në dhomat e zhveshjeve. Ato mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit duke i prekur ato.

Të jetuarit me lytha

Lythat zakonisht nuk janë një problem derisa ato të bëhen të kruajtshme ose janë në një vend ku shkaktojnë shqetësime kozmetike. Disa lytha zgjasin me vite por në fund largohen. Thuhet se fëmijët dhe të rinjtë, kanë më shumë mundësi ndaj të zhvilluarit të lythave sepse mekanizmat e imunitetit të tyre të mbrojtjes, nuk mund të zhvillohen plotësisht.  Por është e mundur për të zhvilluar lytha në çdo moshë.

Lythat nuk sjellin kancerin e lëkurës. Megjithatë, disa pika të sheshta që mund të mos jenë lytha duhet të kontrollohen nga mjeku. Nëse një lyth ndryshon formën ose ngjyrën, rrjedh gjak ose është i dhimbshëm, konsultojuni me mjekun. Nëse nuk jeni të sigurt nëse keni lyth, shkoni tek mjeku.

Trajtimet për lythat

Trajtimi më i mirë për lythat shpesh është mungesa e trajtimit. Pjesa më e madhe e njerëzve do të zhvillojnë një përgjigje imune dhe kjo do të bëjë që lythat të largohen vetë. Megjithatë, nëse ato nuk largohen ose janë të parehatshme, ju mund të doni që t’i hiqni ato. Ekzistojnë një sërë ilaçesh të pranishme në farmaci që mund të aplikohen për largimin e tyre.

Llojet e lythave

  • Lythat e zakonshëm - janë më të zakonshmit dhe janë të vegjël, të fortë dhe janë zakonisht të rrumbullakët. Ato shfaqen në duar,gishta dhe çngjyrosin lëkurën. Megjithatë, ato gjithashtu mund të jenë të bardhë ose ngjyrë rozë;
  • Lythat filiform - janë të hollë dhe fijëzor. Këto shfaqen në fytyrë dhe qafë;
  • Lythat e sheshtë - shfaqen në grupe dhe është e mundur që të jenë me qindra. Këto gjenden në fytyrë, qafë, gjunjë, duar dhe kyçe;
  • Lythat e shputës - janë të vegjël dhe mund të variojnë në masë nga 5 mm në 5 cm në diametër. Ato  janë pika të vogla të zeza mbi sipërfaqe;
  • Lythat periungual - në dukje janë të çrregullt. Ato gjenden në skajet e gishtave të duarve dhe të këmbëve dhe mund të përhapen poshtë thojit duke shkaktuar dhimbje;
  •  Lythat gjenitalë - janë me ngjyrë të bardhë ose gri që shfaqen në vulvu, anus ose penis dhe kanë pamjen e një lulelakre. Ato janë të transmetueshme seksualisht dhe me rrezikshmëri të lartë. Ato mund të trajtohen me ilaçe ose kirurgji. Lloje të caktuara të HPV-ve janë të lidhura me kancerin gjenital, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, kështu që Pap testet e rregullta janë të këshillueshme për gratë.


Komentoni