Regjistrohu/Kyçu

Gjendja diabetike prek këmbët dhe shputat

Këmbët dhe shputat janë vendet më vulnerabël në rastet e komplikacioneve në njerëzit me diabetin mellitus dhe për këtë arsye kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm. Një dëmtim në këmbë  dhe shputë mund të jetë i dhimbshëm, ose në njerëzit që vuajnë nga diabeti neuropatik (dëmtim i nervit) ndjenja është e shurdhët dhe dëmtime të vogla shpesh anashkalohen dhe nuk trajtohen, duke çuar kështu në një dëmtim më serioz.

Humbja e ndjesisë të temperaturës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për lëndime tek njerëzit me diabet. Kjo mund të rezultojë që një person i cili është duke bërë dush dhe nuk është në dijeni se uji është duke i ngrohur më shumë se çduhet ato. Ata gjithashtu mund të jenë në rrezik të zhvillimit të djegieve të rënda pasi janë ulur shumë afër ngrohësit.

Një vëmendje e veçantë është e nevojshme për të parandaluar sëmundjet e qarkullimit dhe infeksionet që zakonisht ndodhin në gjymtyrët e njerëzve me diabet. Zonat me qarkullim të dobët nëse lihen pa u mbikëqyrur, në rastet e lëndimeve ato mund të zhvillohen në ulcer(ulcerë) ose edhe të bëhen gangrenoze.

Mos i injoroni dhimbjet në këmbë ose shputë pasi kjo mund të përcaktojë një problem.

Kujdesi i mirë i këmbëve

Kujdesi i mirë i këmbëve është i rëndësishëm për njerëzit me diabet. Çdo ditë, lajini këmbët tuaj me ujë të vakët (jo shumë të ngrohtë). Nëse ju vini re formimin e një kalloje, ju mund të provoni për ta hequr atë me butësi (p.sh. me një gur për këmbët). Megjithatë, në momentin që formohen, kallot duhet trajtuar vetëm nga profesionistë. Pas larjes, aplikoni një krem në këmbë, por shmangeni atë në mesin e gishtave. Kur ju prisni thonjtë tuaj, pritini ato me kujdes, pak dhe jepini një formë të rrumbullakët.

Gjithmonë vishni këpucë dhe çorape, dhe zgjidhini me kujdes këpucët tuaja. Këpucët duhet të jenë të gjëra mjaftueshëm që të jenë të rehatshme, por jo tepër të gjëra që t’ju rrëshqasin. Ata duhet të jenë elastike dhe të jenë të buta në brendësi.

Kontrolloni shputat tuaja çdo natë, duke i kontrolluar për:

  • Thatësi, luspa, skuqje ose plasaritje të lëkurës;
  • Zonat ku diçka është fërkuar me këmbët tuaja;
  • Flluska;
  • Prerje ose gërryerje;
  • Kallo;
  • Infeksione;
  • Thonjë të trashë ose të çngjyrosur;
  • Ndonjë ënjtje; dhe
  • Zona të kuqe, të nxehta ose të fryra.

Nëse shikimi juaj është i dobët, kontaktoni mjekun specialist që të kontrollojë gjendjen tuaj.

Çdo prishje në lëkurë duhet të trajtohet menjëherë, prandaj kontaktoni mjekun tuaj apo podiatristin. Gjithashtu, përpiquni që të jeni te kujdesshëm për të kuptuar se çfarë mund ta ketë shkaktuar problemin në mënyrë që ju të mund ta parandaloni atë që të ndodhë përsëri. Nëse njëra nga këmbët tuaja është e nxehtë dhe e fryrë, kontrollojeni atë përsëri të nesërmen – shihni mjekun tuaj nëse ajo mbetet e nxehtë dhe e fryrë.

Shputat tuaja duhet të kontrollohen rregullisht nga doktori, specialisti i diabetit ose podiatristi. Doktori juaj ose podiatristi mund t’ju këshillojë kujdesin e këmbëve dhe gjithashtu zgjedhjen e këpucës së përshtatshme.


Komentoni