Regjistrohu/Kyçu

Diabeti dhe këmbët tuaja

Diabeti është një gjendje në të cilën sasia e glukozës (sheqerit) në gjak është shumë e lartë pasi trupi nuk ka mundësi ta përdorë atë siç duhet. Kjo ndodh për arsye se aftësia e oraganizmit për konvertimin e glukozës në energji nuk është duke funksionuar siç duhet.

Ekzistojnë dy lloje të zakonshme të diabetit

  • Lloji 1, gjithashtu i njohur si diabeti insulinë varës. Ai zakonisht prek fëmijët. Njerëzit me këtë lloj diabeti gjithashtu kanë nevojë për injeksione ditore të insulinës.
  • Lloji 2, gjithashtu i njohur si diabeti jo-insulinë varës, është deri tani lloji më i zakonshëm dhe zakonisht prek njerëzit mbi moshën 40 vjeçare.

Si mund të ndikojë diabeti në këmbët tuaja

Këmbët tuaja që të jenë të shëndetshme furnizohen me gjak. Ato gjithashtu kanë një sërë nervash që veprojnë si një sistem paralajmërimi të urgjencës. P.sh. nëse ju keni një gur në këpucë, nervat do të dërgojnë një mesazh në tru për ta mbikqyrur. Megjithatë, nëse diabeti është kontrolluar në mënyrë të dobët për një kohë të gjatë, kjo mund të çojë në:

  • Dëmtim të nervave, “neuropatia periferike”, e cila kufizon ndjesinë e këmbëve; dhe/ose
  • Reduktim të furnizimit me gjak, gjithashtu e njohur si “qarkullim i dobët”.

Dëmtimi i nervave nënkupton që ju nuk do të vini më re gurin në këpucën tuaj, si rezultat i humbjes së ndjesisë në këmbët tuaja. Kjo më pas mund të çojë në një dëmtim që ju nuk mund të ndjeni më dhe në një infeksion të mundshëm. Nëse ju keni qarkullim të dobët, ndonjë dëmtim ose infeksion të këmbëve (prerje, lëndime) shërimi do të marrë më shumë kohë. Kjo ndodh për shkak të sasisë së vogël të gjakut që rrjedh në arteriet e këmbëve tuaja. Gjaku siguron energji në funksionimin e muskujve dhe ndihmë në shumë dëmtime të indeve. Nëse ju keni qarkullim të dobët të gjakut, ju do të keni nevojë për një kujdesje shtesë për të mbrojtur këmbët tuaja nga dëmtimi. Problemet më të mëdha të këmbëve tek njerëzit që kanë diabet mund të ndodhin gjatë lëndimit–dhe shpesh infeksionet–nuk vihen re dhe nuk trajtohen, ose shërimi vonohet si rezultat i qarkullimit të dobët.

Si mund të zbuloj më herët çfarëdo ndryshimi?

Një mbikqyrje gjashtë mujore nga podiatristi juaj do të ndihmojë në zbulimin hershëm të çfarëdolloj ndryshimi, përpara se ato të bëhen problem. Në një vlerësim, mjeku juaj do të ekzaminojë qarkullimin tuaj duke ndjerë pulsin e këmbëve. Ato gjithashtu do të ekzaminojnë reflekset dhe ndjeshmërinë ndaj presionit. Mjeku juaj gjithashtu mund të kontrollojë për probleme të përgjithshme të këmbëve që mund të sjellin probleme në të ardhmen. Ato do të punojnë me ju për t’ju treguar sesi të kontrolloni këmbët tuaja.

Për të parandaluar problemet

  • Mbroni këmbët tuaja nga lëndimi;
  • Kontrolloni çdo ditë këmbët tuaja (podiatristi juaj mund t’ju tregojë sesi);
  • Nëse nuk po shërohet diçka në këmbën tuaj, shkoni menjëherë tek mjeku.

Si një guidë e përgjithshme

  • Mbani një nivel kontrolli të rregullt të sheqerit në gjak;
  • Mos pini cigare;
  • Ushtrohuni rregullisht;
  • Mbani pastër këmbët tuaj;
  • Vishni këpucë të përshtatshme;
  • Prisni thonjtë tuaj rregullisht;
  • Trajtoni kallot dhe çdo problem tjetër të këmbëve tek podiatristi juaj;

Këshillat e këpucëve

Lloji më i mirë i këpucëve përshtatet mirë dhe mbron këmbët tuaja. Kurdo që të jetë e mundur vishni këpucë për të shmangur lëndimet.

  • Kontrolloni gjithmonë brenda këpucëve tuja përpara se t’i vishni;
  • Vishni gjithmonë çorape pambuku.

Informacion për t’u mbajtur mend

  • Ndjesitë e ndryshuara mund të çojnë në mpirjen e këmbëve. Shpesh prerjet, futja e thojit në mish mund të mos vihet re;
  • Reduktimi i furnizimit me gjak (qarkullimi i dobët) mundet gjithashtu të zvogëlojë procesin e shërimit.

Është jetësore për:

  • Të mbrojtur këmbët tuaja nga lëndimi;
  • Kontrolloni çdo ditë këmbët tuaja; dhe
  • Të keni një kontroll të rregullt të këmbëve.

Rreth podiatristit

Podiatristët janë profesionistë të kualifikuar shëndetësor të trajnuar për t’u marrë me parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e kushteve mjekësore dhe kirurgjikale të këmbëve dhe gjymtyrëve. Podiatristët janë diplomuar edhe  për trajtimin e sëmundjeve të këmbëve dhe janë vazhdimisht në përmirësim të aftësive dhe njohurive të tyre të mëtejshme përmes edukimit dhe trajnimit. Vizitat e rregullta tek mjeku mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e problemeve të këmbëve, për të lehtësuar dhimbjen dhe për të mbajtur këmbët tuaja të shëndetshme.


Komentoni