Diabeti (diabet mellitus) është një gjendje kronike që mund të jetë e lidhur me shëndetin e sëmurë, veçanërisht në qoftë se ai është kontrolluar dobët. Diabeti ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë dhe/ose trupi bëhet rezistent ndaj veprimit të insulinës.
Prodhuar në pankreas, insulina është një hormon që rregullon sasinë e glukozës në gjak (sheqerin në gjak). Sheqeri në gjak është karburanti i nevojshëm i qelizave për të funksionuar. Kur ai mbetet i lartë gjatë shumë viteve, enët e gjakut dhe nervat dëmtohen, duke shkaktuar komplikime të rënda.
Diabeti është një shkak i zakonshëm për verbërinë, dështimin e veshkës, shëndetin e dobët kardiovaskularë dhe disfunksionin erektil (impotencën).
Numri i njerëzve me diabet është rritur në më shumë se 300% brenda 20 viteve të fundit edhe pse gati gjysma e njerëzve me diabet të tipit 2 mbeten të padiagnostikuar.
Si një sëmundje mjaft e përhapur, diabeti është studiuar në mënyrë shumë të organizuar duke parë kërkesën e madhe për të bërë këtë gjë.
Ekzsistojnë dy lloje diabetesh, me shkaqe shumë të ndryshme. Keto dy lloje diabetesh do te pershkruhen me poshte:
Diabeti është një gjendje serioze që kërkon një mbikqyrje të rreptë mjekësore dhe një monitorim të kujdesshëm nëpërmjet testit të sheqerit në gjak për të parandaluar ose vonuar komplikacionet. Njerëzit me një kuptim të drejtë për mënyrën sesi ato mund të menaxhojnë gjendjen e tyre tentojnë që të përmirësohen. Nëse ju keni diabet, idealisht, ju duhet të kuptoni:
Vizitat e rregullta tek mjeku juaj ose Endokrinologu janë thelbësore. Ata ka të ngjarë të rekomandojnë shqyrtimin okulistik për të monitoruar shëndetin e syrit, dhe të mbikëqyrin aspektet e tjera të kujdesit të diabetit, të tilla si shëndeti i veshkave, këmbëve dhe kujdesit të lëkurës. Edukatorët e diabetit dhe dietologët janë gjithashtu të përfshirë rregullisht në edukimin e pacientëve në aspekte të ndryshme të menaxhimit të diabetit.
Komentoni