Një infeksion mykotik i thonjve është një myk i cili futet në thonjtë e gishtave të dorës, të këmbës apo në lëkurën nën thoin tuaj, zakonisht përmes një prerje të vogël.
Thoi i infektuar i këmbës zakonisht merr një ngjyrë të bardhë apo të verdhë. Disa herë, ai është i dhimbshëm.
Thonjtë e këmbëve që ekspozohen ndaj lagështisë dhe të ngrohtit shumë, kanë më shumë të ngjarë që të infektohen nga një myk. Kjo mund të ndodhë nga përdorimi i këpucëve me djersë e shpesh edhe nga ecja këmbëzbathur në dyshemenë e banjës.
Myku i thonjve të këmbës zakonisht nuk ka nevojë për trajtim, përveç rastit kur shkakton dhimbje. Shpesh ai përsëritet edhe pasi është pastruar.
Infektimet mykotike mund të shkaktohen nga tre lloje të ndryshme myku, të vetme apo në kombinim me njëri tjetrin:
Ju mund ta merrni një infeksion mykotik kur bini në kontakt me mykun dhe ai fillon të rritet mbi apo nën thoin tuaj. Myshqet rriten më mirë në zonat e ngrohta, të lagështa, siç është zona rreth gishtave të këmbëve. Por ju mund të keni myshqe edhe pa marrë infeksion nga thonjtë. Duhet që ju të jeni i prekshëm që ta merrni infeksionin dhe ai të zhvillohet. Në qoftë se jeni i prekshëm ndaj infeksioneve të myshqeve, ato kanë prirje të përsëriten edhe pas nj trajtimi të suksesshëm dhe veçanërisht në qoftë se ju nuk ndërmerrni hapa parandalues.
Nuk është e qartë se përse disa persona janë më të prekshëm se sa të tjerët nga infeksionet mykotike.
Pasi infeksioni mykotik i thonjve të jetë trajtuar me sukses, ndërmerrni hapa për të penguar që infeksioni të përsëritet.
Në qoftë se keni diabet, kujdesuni posaçërisht për këmbët tuaja, për të parandaluar infeksionet e thonjve. Dhe në qoftë se pini duhan, mundohuni ta lini atë.
Thirreni mjekun tuaj për një vizitë të menjëhershme në qoftë se një infeksion mykotik i thonjve tregon shenja të një infeksioni bakterial, si:
Thirreni mjekun tuaj për një vizitë në qoftë se simptomat janë shqetësuese për ju, si:
Në qoftë se mendoni se keni një infeksion mykotik, vizitohuni tek mjeku. Ai mund ta kontrollojë thoin tuaj dhe të rekomandojë mënyrat për ta trajtuar atë. Pritja në roje është një qasje prit e shiko.
Në qoftë se bëheni më keq, ju dhe mjeku juaj do të vendosni çfarë duhet bërë më tej. Në qoftë se një thua është çngjyrosur ose dëmtuar, por nuk keni dhimbje, ju mund të vendosni të mos e trajtoni infeksionin. Medikamentet anti mykut nuk e garantojnë shërimin dhe mjekimet nga goja mund të jenë të kushtueshme dhe kanë efekte të mundshme anësore. Por trajtimi mund të ndalojë që infeksioni të shkaktojë dëmtime të përhershme të thoit dhe të rrisë shansin e një kurimi.
Profesionistët që mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë një infeksion mykotik të thoit janë:
Nëse duhet trajtuar një infeksion mykotik i thonjve, kjo varet nga ju vetë. Për shembull, ju mund të vendosni të mos e trajtoni një infeksion të thoit, në qoftë se ai është çngjyrosur ose i dëmtuar por nuk keni dhimbje.
Trajtimi përfshin përdorimin e ilaçeve ose ndoshta heqjen e thoit të prekur. Shpesh trajtimi fillon me medikamentet kundër mykut. Një krem ose një shkëlqyes i thonjve mund të përdoret. Ju mund t’i blini vetë disa nga këto ilaçe, por keni nevojë për recetë për disa të tjerë.
Mjeku juaj do t’u rekomandojë një antibiotik me përdorim lokal apo nga goja, në qoftë se ju merrni një infeksion bakterial krahas infeksionit mykotik.
Disa persona nuk janë të sigurt nëse duan t’i përdorin tabletat kundër mykut apo jo, për shkak të efekteve anësore.
Në qoftë se keni ndonjë sëmundje si diabeti që mund të ndërlikojë një lëndim të vogël të këmbës ose një infeksion, mjeku juaj mund të sugjerojë trajtimin e infeksionit mykotik edhe në qoftë se ai nuk ju shqetëson.
Kombinimi i largimit të thoit me kremra kundër mykut ose tableta ka të ngjarë të jetë më i efektshëm se sa përdorimi i vetëm njërit prej këtyre trajtimeve.
Në qoftë se keni një infeksion të lehtë mykotik ose shqetësoheni për rreziqet e medikamenteve nga goja, merrni në konsideratë përdorimin e një trajtimi lokal si Lamisilose Penlac.
Edhe pas trajtimit, thoi juaj mund të ketë pamje të jashtme dhe formë të parregullt. Mund të duhet një vit para se të kthehet në pamje normale.
Këto lloj infeksionesh, shpesh përsëriten.
Largimi i thoit me anë të ndërhyrjes kirurgjikale mund të përdoret për të trajtuar infeksione të rënda ose të përsëritura. Pasi largohet indi i sëmurë i thoit, mund të përdoret një krem kundër mykut direkt në zonën e infektuar. Kjo ka të ngjarë të veprojë më mirë se sa përdorimi i vetëm njërit nga këta mjekime.
Komentoni