Në vitet e fundit, miliona njerëz kanë zbuluar se janë infektuar me një virus që shkakton hepatitin C. Kjo sëmundje, që është një inflamacioni i mëlçisë, mund të shkaktojë temperaturë dhe përzierje. Disa njerëz të prekur zhvillojnë verdhëzën: një njollë të verdhë të lëkurës dhe të bardhë të syve. Por, për shumë njerëz, hepatiti C është një infeksion i “heshtur” me asnjë shfaqje të dukshme të sëmundjes. Ajo mund të jetë zbuluar rastësisht kur testet rutinore të gjakut tregojnë praninë e antitrupave ndaj virusit.
Nuk është gjithmonë e mundur për të kuptuar sesi është marrë hepatiti C. Virusi zakonisht shpërndahet kur gjaku nga një person i infektuar futet në gjakun e një personi tjetër. Përpara se virusi të ishte zbuluar, shumë njerëz infektoheshin nëpërmjet transfuzionit të gjakut. Kjo nuk ndodh më, pasi gjaku i dhuruar tashmë testohet për virus. Në ditët e sotme pjesa më e madhe e rasteve lidhet me shpërndarjen e gjilpërave të njëri-tjetrit tek përdoruesit e drogave. Një shkak tjetër është përdorimi i pajisjeve të pasterilizuara gjatë bërjes së tatuazheve ose pircing. Është e mundur, por jo e zakonshme, për sëmundjen që të shpërndahet nëpërmjet furçës së njëjtë të dhëmbëve të një personi të infektuar. Gjithashtu, ka shumë pak mundësi që hepatiti C të transmetohet nëpërmjet marrëdhënies seksuale, është mirë që të përdoren prezervativë nëse ndonjëri nga partnerët e mbart këtë virus.
Për disa njerëz, nuk ka pasoja afatgjatë të infeksionit të hepatitit C. Por rreth gjysma e personave të prekur mund të zhvillojnë një sëmundje kronike të dëmtimit të mëlçisë dhe që shpesh mund të çojë në kancerin e mëlçisë.
Trajtimet e hepatitit C konsistojnë në teste të rregullta, për të parë nëse virusi është aktiv dhe për t’u siguruar që mëlçia nuk është dëmtuar. Është e rëndësishme për të shmangur dëmtimet e mëtejshme të mëlçisë nga toksinat, siç janë alkooli dhe llojet e tjera të viruseve të hepatiteve. Njërëzit jo imun ndaj Hepatitit A dhe B duhet të vaksinohen kundër këtyre sëmundjeve. Edhe trajtimi me ilaçe është shumë i rëndësishëm. Në raste shumë të rënda ofrohet edhe transplatim-i mëlçisë.
Mesazhi është i thjeshtë: Mund të shmangni një sëmundje potencialisht kërcënuese duke u kujdesur e duke mos shpërndarë shiringat, shmangur tatuazhet dhe pircing (derisa të jeni të sigurt që pajisjet janë të sterilizuara), duke mos ndarë me njëri tjetrin brisqet dhe furçat e dhëmbëve dhe duke praktikuar seksin e sigurt.
Komentoni