Regjistrohu/Kyçu

Hepatiti B

Hepatiti B tashmë është i njohur si sëmundja më e zakonshme në botë që mund të parandalohet nga vaksinimi. Hepatiti B është një sëmundje serioze, që shkakton shumë vdekje nga dështimi kronik i mëlçisë dhe kanceri i mëlçisë.

Kush duhet të vaksinohet?

Ekziston një debat i madh se kush duhet ta bëjë vaksinën e hepatitit B. Virusi që shkakton sëmundjen është marrë nëpërmjet kontaktit me lëngjet e trupit me një person të infektuar. Kjo do të thotë se disa njerëz, p.sh. punonjësit e spitalit dhe ato që punojnë në qendrat e transfuzionit të gjaku-t, janë në një rrezik të lartë. Njerëzit që i injektojnë vetes dorg dhe kanë shumë partnerë janë më shumë të prekur nga hepatiti B. Vaksinimi është shumë i rekomandueshëm.

Rekomandimet

Shumë ekspertë rekomandojnë vaksinimin e gjerë për të gjithë komunitetin, duke filluar me bebet e sapolindura. Adoleshentët dhe të rriturit, ndoshta për shkak të jetës së tyre, janë menduar që të jenë një grup që kanë një nevojë të domosdoshme ndaj vaksinës së hepatitit B.

Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me rreziqet e hepatitit B për veten dhe fëmijën, flisni me mjekun.


Komentoni