Regjistrohu/Kyçu

Trajtimet e të ftohurës

Asgjë nuk mund ta kurojë të ftohurën, por trajtimet mund të lehtësojnë simptomat e pakëndshme.

Një nga simptomat e të ftohurës është kongjestioni i hundës. Kongjestioni i hundës ngushton enët e gjakut në hundë dhe redukton rrjedhjen e plazmës nga gjaku deri në hundë, ku ajo shkakton kongjestionin.

Kongjestioni hundor

Kongjestioni hundor, që vjen në formën e sprajit hundor, përfshin oksimetazoline (oxymetazoline) dhe ksilometazoline (xylomatazoline). Ekzistojnë një sërë markash, që përmbajnë një nga këto përbërës. Ato nuk duhet të përdoren për më gjatë se 5 ditë, pasi bllokimi mund të ndodhë si rezultat i tejkalimit të përdorimit të kongjestionit hundor.

Kongjestioni oral

Tabletat e kongjestionit, që përfshijnë pseudoephedrine, ndihmojnë në tharjen e rrjedhjes së hundëve, por mund të shkaktojnë nervozizëm dhe insomnia (pagjumësi), veçanërisht tek fëmijët.

Duhet t’i shmangni këto produkte, nëse keni presion të lartë të gjakut, probleme të zemrës, hipertiroidizëm, diabet ose mospërmbajtje urinare. Duhet gjithashtu t’i shmangni, nëse luani në një nivel kombëtar ose ndërkombëtar. Nëse kombinohet me antihistaminat, p.sh. formulat gjatë ditës dhe natës, duhet të kini kujdes gjatë konsumimit të pijeve ose të dhënit të makinës.

Inhalacioni

Inhalacioni, gjithashtu mund të ndihmojë në lirimin e kongjestionit. Këto përfshijnë përdorimin e vajrave si mente dhe kamfor dhe produktet e inhalimit me avull. Megjithatë, mundohuni të shmangni vajrat dhe avullin tek fëmijët.

Kombinimi i produkteve

Duhet të tregoheni të kujdesshëm, që çdo kombinim produkti për fëmijët nën 12 vjeç të mos përmbajë aspirinë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kombinimeve të produkteve:

    • Kongjestioni dhe paracetamoli ose ibuprofeni - është një kombinim i dobishëm, nëse keni temperaturë të lehtë dhe dhimbje muskujsh, por është e rëndësishme që të mos merrni doza të tepruara të paracetamolit;
    • Kongjestioni dhe paracetamoli dhe supresantët e kollës - është një kombinim i dobishëm nëse keni kollë të thatë. Megjithatë, produktet që përmbajnë kodeinë, duhet të përdoren me kujdes, pasi mund të shkaktojnë kapsllëk dhe gjithashtu kanë potencial ndaj abuzimit të ilaçeve;
    • Kongjestioni, paracetamoli dhe antihistamina - është një kombinim i dobishëm nëse keni rrjedhje hundësh. Gjatë marrjes së këtij kombinimi, duhet të shmangni ngarjen e makinës dhe konsumimin e alkoolit;
    • Kongjestioni, paracetamoli, antihistamina dhe supresantët e kollës - janë kombinime, që janë përdorur në pjesën më të madhe të produkteve të ditës dhe të natës, e që janë të pranishme në farmaci;
    • Kongjestioni dhe antihistamina - janë kombinime, që janë përdorur në një sërë produktesh për fëmijë, në formën e shurupit ose tabletave.

Suplementet

Suplementet, që gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e ashpërsisë së të ftohurës janë: ekstraktet e hurdhës; vitamina C plus flavonoid; vitamina C; betakarroteni; dhe zink.


Komentoni