Studimi i parë i realizuar për të parë sesi obeziteti ndikon në përgjigjen ndaj vaksinës së gripit, zbuloi nivele antitrupash kundër virusit të gripit dhe se përgjigjia specifike e qelizave të gjakut ishte e dobët.
Kërkuesit amerikanë krahasuan përgjigjet e 500 njerëzve obezë, mbipeshë dhe të njerëzve me peshë të shëndetshme, që merrnin vaksinën sezonale të gripit 2009–2010.
Ata vunë re se njerëzit me indeks të lartë të masës trupore (BMI) kishin nivele të larta antitrupash, një muaj më vonë nga vaksinimi, por këto nivele treguan një rënie më të madhe me kalimin e kohës sesa nivelet, në individët me peshë të shëndetshme.
Në mesin e 74 njerëzve të testuar 12 muaj më vonë, nivelet e antitrupave, ishin ulur katërfish në gjysmën e atyre me një BMI të lartë, krahasuar kjo me më pak se një të katërtën e atyre me një peshë të shëndetshme.
Kontrolli për infeksionin e qelizave të gjakut të një lloji specifik ishte gjithashtu “i gjymtuar” në njerëzit obezë, pasi përgjigjja e tyre ishte shumë më e dobët, kur mostrat e gjakut ishin të ekspozuara ndaj virusit të gripit, 11 muaj pas vaksinimit.
Këto qeliza specifike të gripit (qeliza CD8 + T) nuk mbrojnë kundër infeksionit, thanë autorët, por në vend të kësaj kufizojnë zhvillimin e sëmundjes dhe lejojnë virusin që të pastrohet më shpejt nga trupi.
“Për herë të parë, ne raportojmë këtu, se nga vaksina e gripit, nivelet e antitrupave bien ndjeshëm dhe përgjigjet e qelizave CD8 + T në njerëzit obezë dëmtohen, krahasuar me individët me peshë të shëndetshme”, thanë autorët.
U vu re, fillimisht, gjatë pandemisë të gripit të derrit në 2009, që njerëzit obezë ishin në rrezik më të lartë nga virusi, por deri tani, mekanizmi nuk është kuptuar, thanë studiuesit.
Kërkuesit konkluduan, se me rritjen globale të obezitetit, rritej dhe numri i vdekjeve nga gripi.
Komentoni