Simptomat e të ftohurit
E ftohura shkaktohet nga virusi. Simptomat e të ftohurit: janë hundë të bllokuara, kollë, ethe të lehta, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje veshi dhe sy të lotuar.
Asgjë nuk mund ta kurojë të ftohurën, por trajtimet mund të lehtësojnë disa nga simptomat e pakëndshme. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë përmbajtjen e ilaçeve që ato përdorin, p.sh. nëse ato përmbajnë paracetamol dhe njëkohësisht njerëzit e përdorin paracetamolin edhe më vete, kjo do të shkaktojë një mbidozë të paracetamolit.
Çfarë duhet të bëni për të liruar simptomat e të ftohurit?
Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë:
- Ajri i ngrohtë dhe i lagësht mund të ndihmojë në lirimin e simptomave të të ftohurit;
- Përdorni një shami të butë për shfryrjen e hundëve;
- Vitamina C mund të ndihmojë në reduktimin e ashpërsisë së kohëzgjatjes së të ftohurit.
Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?
Ju duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:
- Shkarkesa është vetëm nga njëra vrimë e hundës;
- Shkarkesa është me ngjyrë dhe e trashë;
- Shkarkesa është me erë;
- Personi ka temperaturë shumë të lartë dhe nuk ndihet mirë;
- Personi ka dhimbje veshi;
- E ftohura ka zgjatur më shumë se një javë; ose
- Personi është një fëmijë ose foshnjë nën moshën 7 vjeçare.
Komentoni