Regjistrohu/Kyçu

Dhimbjet e dhëmbit

Bakteri i prodhimit të acidit në gojë shkakton prishjen e dhëmbëve duke kthyer sheqernat e tharmëtueshëm të tilla si, fruktoza, glukoza dhe laktoza. Acidet pastaj rezultojnë në prishjen e smaltit të dhëmbëve. Dhimbja e dhëmbit shkaktohet nga ekspozimi i mbaresave nervore të dhëmbit.

Dhimbja e dhëmbit e shkaktuar nga kaviteti kërkon një vizitë tek dentisti. Dhëmbi nuk do të rregullohet vetë. Nëse dhimbja nuk zvogëlohet, nervi mund të ketë “vdekur”. Megjithatë, prishja e dhëmbit do të vazhdojë që të jetë e pranishme dhe dhëmbi do të vazhdojë të kalbet derisa një dentist ta trajtojë atë. Dhimbja intensifikohet kur ka infeksion në indet përreth.

Si mund ta parandaloni dhimbjen e dhëmbit?

Mund të ndihmoni parandalimin e dhimbjes së dhëmbit nga larja e rregullt dhe përdorimi i fijes së perit. Fluori mund të ndihmojë në parandalimin e kariesit.  Fluoridet e mjaftueshme janë marrë nga përmbajtja e pastës me flor dhe prania e fluorideve në ujë.

Pastrimi i dhëmbëve me pe dentar do të ndihmojë në minimizimin e faktorëve që shkaktojnë  prishjen e tyre duke hequr ushqimin dhe mbeturinat nga hapësirat ndërmjet dhëmbëve. Larja e dhëmbëve ul përkohësisht numrin e baktereve në pështymë, por ofron vetëm mbrojtje  afatshkurtër.

Roli i pështymës në prishjen e dhëmbëve

Edhe higjiena e mirë orale është e rëndësishme. Arsyet e tjera të tillë si faktorët trashëgues dhe mungesa e pështymës gjithashtu mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Pështyma ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve sepse ajo neutralizon acidet e prodhuara nga ushqimet me karbohidrate – dhe enzimat e saj ndihmojnë që karbohidratet dhe bakteret të largohen nga goja. Çamçakëzi pa sheqer stimulon prodhimin e pështymës.

Dhëmbë të ndjeshëm

“Dhëmbët e ndjeshëm” – është një term i përdorur për dhëmbët që kanë ndjeshmëri të theksuar kur janë të ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme. Arsyeja nuk është e qartë. Njerëzit me dhëmbë të ndjeshëm shpesh kanë përgjigje të ndryshme ndaj pastave të veçanta dhe njerëzve mund t’ju duhet që të provojnë një shumëllojshmëri produktesh para se të gjejnë atë që i përshtatet.

Si mund të lehtësoni dhimbjet e dhëmbit?

Lehtësuesit e përkohshëm të dhimbjeve, të tilla si paracetamoli ose paracetamol plus kodeinë, mund të përdoren deri sa ju të shkoni tek një dentist. Megjithatë, kodeina – përmban produkte që mund të shkaktojnë kapsllëk dhe duhet të përdoren me kujdes tek njerëzit e prirur për kapsllëk, sidomos tek të moshuarit.

Është e preferueshme që të mos përdoret aspirina për shkak të rrezikut të gjakderdhjes gjatë trajtimit dentar. Megjithatë, një IJSAI (ilaç josteroidal anti-inflamator) siç është ibuprofeni mund të jetë i përshtatshëm, pasi ka më pak rrezik gjakderdhjeje sesa aspirina. IJSAI duhet të shmangen nëse keni astmë ose një histori problemesh të stomakut, sepse ata mund ti përkeqësojnë këto probleme.

Analgjezikët topikalë

Analgjezikët topikalë përmbajnë benzokain që mund të aplikohet në zgavrën e prekur me një shtupë pambuku. Megjithatë ata nuk duhet të aplikohen për zona të mëdha të dëmtuara të indeve të mishit të dhëmbëve.

Kur duhet të kërkoni këshilla të menjëhershme dentare?

Duhet të kërkoni menjëherë një takim tek dentisti nëse keni:

  • Inflamacion të qartë, lungë ose ethe;
  • Mirëqenie jo të mirë shëndetësore;
  • Nofull ose fytyrë të fryrë; ose
  • Dëmtim të shkaktuar nga trauma, siç është fryrja në gojë.


Komentoni