Regjistrohu/Kyçu

Transfuzioni i gjakut

Transfuzioni i gjaku-t nuk ka qenë një ndër opsionet e trajtimit mjekësor në fillimet e viteve 20. Transfuzioni u shfaq kur u zbuluan grupet e gjakut.

Kush ka nevojë për transfuzionin e gjakut?

Transfuzioni i gjakut është përdorur për të stabilizuar gjendjen ose për të ruajtur jetën e njerëzve që kanë përjetuar aksidente ose që kanë nevojë për kirurgji për arsye të tjera. Është  përdorur gjithashtu për njerëzit me kancer, hemofili ose çrregullime të tjera të gjakut.

Si është përdorur gjaku?

Në ditët e sotme, gjaku si i tërë është përdorur shumë rrallë, përveç rasteve të humbjes së papritur e të rëndë të tij. Në vend të kësaj, ai pothuajse gjthmonë është ndarë në komponentët e tij individualë dhe përdoret për qëllime të ndryshme. Qelizat e kuqe të gjakut janë përdorur për trajtimin e llojeve të anemisë që nuk mund të ndihmohen nga trajtime të tjera mjekësore. Trombocitet, komponentët e gjakut që ndihmojnë në kontrollimin e gjakderdhjes, janë dhënë për njerëzit me kancer apo leuçemi (leukimi), pasi ata kanë përjetuar kemioterapinë ose transpalatim-in e eshtrave të palcës. Plazama, lëngu i qartë në gjak, është përdorur shpesh për të ndihmuar njerëzit gjaku i të cilëve nuk duhet koaguluar, siç mund të ndodhë në qoftë se dikush ka pasur trajtim antikoagulant ose vuan nga sëmundje të mëlçisë ose hemofilisë.

Sa i sigurt është gjaku i dhënë nëpërmjet transfuzionit?

Ka shumë masa mbrojtëse që sigurojnë transfuzionin e sigurt të gjakut për njerëzit që kanë nevojë për të. Së pari, gjaku është dhuruar nga donatorë vullnetarë, të cilët duhet të bëjnë një intervistë personale çdo herë që ato dhurojnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve të detajuara në lidhje me shëndetin e tyre, kushtet mjekësore të mëparshme dhe aktuale. Pastaj, çdo mostër e gjakut të dhënë nga donatorët është testuar për HIV, hepatiti, sifiliz dhe sëmundje të tjera të rënda ngjitëse.

Pajtueshmëria e grupit të gjakut

Gjaku është klasifikuar në grupe ose në varësi të kimikateve (që quhen antigjenë) dhe që gjenden në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Ekzistojnë dy lloje antigjenesh, A dhe B.

Në varësi të faktit nëse gjaku i një personi përmban një ose antigjenin tjetër, të dyja ose asnjë, është klasifikuar respektivisht në A, B, AB apo O. Këto njihen ndryshe me emrin sistemi ABO. Gjaku më pas është klasifikuar sipas rezusit. Gjaku i personit do të jetë në 8 lloje të ndryshme (O+, O-, A+, A-, B+, B-, AB+, AB-).

Përpara se të bëhet transfuzioni i gjakut duhet të bëhet përputhshmëria, për t’u siguruar nëse gjaku i dhuruesit është i pajtueshëm me gjakun e marrësit. P.sh. nëse pacienti me grupin A të gjakut (plazama e të cilit përmban antitrupa anti B) është injektuar nga dhuruesi me grupin e gjakut B (qelizat e kuqe të të cilit kanë antigjen B), një reaksion transfuzioni do të ndodhë, çka përkeqëson përgjigjen e trupit ndaj një substance të huaj.

Ky reaksion prodhon temperaturë, kruarje ose dhimbje. Në rastet më serioze ajo shkakton hemolizë (shkatërrimin e qelizave të gjakut) që rezulton në vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, dhimbje kraharori ose shpine dhe gjak në urinë.

Dhuruesit dhe marrësit universalë

Në përgjithësi, njerëzit të cilët kanë nevojë për tranfuzion të gjakut marrin gjak të të njëjtit grup, por disa grupe gjaku janë të pajtueshëm me të tjerët. P.sh. në një rast emergjence çdonjeri mund të marrë grupin e gjakut 0 negativ dhe njerëzit me grupin a gjakut AB pozitiv mund të marrin gjak të çfarëdolloj grupi ABO. Njerëzit me grupin e gjakut 0 negativ njihen si dhurues universal, ndërkohë që ato me grupin e gjakut AB pozitiv si marrës universal.

Cilat janë rreziqet e marrjes së gjakut?

Rreziku i marrjes së një sëmundjeje ngjitëse nga gjaku është konsideruar si i papërfillshëm, sidomos me shfaqjen rigoroze të donatorëve dhe futjen e një metode të re dhe më të saktë, testimin për HIV dhe hepatitin C në korrik të vitit 2000.

Transfuzioni autolog i gjakut

Njerëzit të cilët janë në pritje të një operacioni dhe të cilët nuk dëshirojnë të marrin gjakun e dhuruar mund të bëjnë marrëveshje që të jenë vetë dhuruesit e gjakut. Në disa raste njerëzit mund të organizojnë dhurimin edhe për një mik apo të afërm. Nëse dëshironi më shumë informacion, duhet ta diskutoni këtë me mjekun.


Komentoni