Regjistrohu/Kyçu

Këshilla e DVT-së: Qëndrimi ulur pranë dritares rrit rrezikun

Disa njerëz besojnë se vetëm qëndrimi ulur në klasin ekonomik gjatë një fluturimi të gjatë sjell një rrezik të lartë të DVT-së (trombozë e venave në thellësi). Disa kërkime, nxjerrin si përfundim se të udhëtuarit në klasin ekonomik për një kohë të gjatë nuk shkakton DVT-në, por të qëndruarit ulur e shkakton atë.

Të dehidratuarit ose të konsumuarit e sasive të mëdha të alkoolit gjithashtu nuk e rrisin rrezikun. Megjithatë, të qëndruarit ulur pranë dritares mund të rrisë rrezikun, paralajmëruan ekspertët.

Ato që udhëtojnë për kohë të gjata dhe që ulen pranë dritares kanë më pak mundësi lëvizjeje. Kjo rrit rrezikun e DVT-së.

Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e DVT-së përfshijnë çrregullimet e trombofilisë ose DVT-të e mëparshme, të paturit e kancerit, kirurgjitë e kohëve të fundit dhe mosha/plakja.

Obeziteti rrit rrezikun. Të njëjtën ndikim sjell edhe të qenit shtatzënë dhe marrja e estrogjenit, si në kombinimin e kontraceptivëve oralë, treguan studimet.

“Në anën tjetër, udhëzimet sugjerojnë se nuk ka prova për të mbështetur definitivisht se … ulja në klasin ekonomik (në krahasim me uljen në klasin e biznesit) rrit rrezikun për zhvillimin e një DVT / PE që rezulton nga fluturimet në distancë të gjatë”.

Mjekët këshilluan që personat me rrezik të rritur, të cilët kanë për të udhëtuar për 6 orë ose më shumë mund të zvogëlojnë rrezikun e tyre duke ecur shpesh përreth, duke streçuar muskujt. Aspirina nuk rekomandohet për përdorim, thanë ata.


Komentoni