Anemia nga mungesa e hekurit nënkupton që gjaku nuk përmban mjaftueshëm hemoglobinë, pigmentin me bazë hekuri në qelizat e kuqe të gjakut që i jep atyre ngjyrën dhe mban oksigjenin. Mangësitë e rënda dhe të zgjatura të hekurit shkaktojnë aneminë.
Anemia nga mungesa e hekurit është një nga shumë llojet e anemisë. Kjo lloj anemie është e zakonshme, veçanërisht tek gratë që gjenden afër menopauzë-s, adoleshentët, fëmijët shumë të vegjël, njerëzit me dieta shumë strikte dhe të moshuarit, dhe në përgjithësi është e lehtë për t’u trajtuar.
Arsyet për marrjen e anemisë nga mungesa e hekurit janë:
Hekuri është një nga 20 mineralet që gjendet në ushqim. Ai ruhet në shpretkë, mëlçi dhe në palcën kockore dhe është me rëndësi jetike për mirëqenien mendore dhe fizike. Ndërkohë që shumica e hekurit në trup është e ricikluar nga qelizat e kuqe të vdekura të gjakut, një sasi e vogël por thelbësore vjen nga ushqimi. Nëse trupi juaj nuk ka hekur mjaftueshëm, ai nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë.
Simptomat e anemisë nga mungesa e hekurit janë shkaktuar nga mungesa e oksigjenit. Mund të ndiheni të lodhur, të keni vështirësi në frymëmarrje gjatë të ushtruarit, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke ose acarim. Lëkura dhe brendësia e gojës mund të jetë e zbehtë dhe ka mundësi të zhvilloni infeksione. Thonjtë tuaj mund të bëhen të brishtë. Mund të keni vështirësi në gëlltitje.
Njerëzit e moshuar me aneminë nga mungesa e hekurit mund të zhvillojnë anginën (dhimbje në kraharor) sepse zemra duhet të punojë shumë për të furnizuar trupin me oksigjen.
Fëmijët me nivele të ulëta hekuri mund të jenë të ngadaltë për të mësuar ose për t’u zhvilluar. Ndërkohë që simptomat mund të jenë të rënda, në fazat e hershme të mungesës së hekurit mund të mos përjetoni fare simptoma.
Anemia mund të diagnostikohet nëse keni disa nga simptomat e listuara më sipër, por nëse anemia nuk është e rëndë, ju mund të mos ndjeni asgjë dhe mund të diagnostikoheni vetëm nëse bëni testin e gjakut. Testet e gjakut do të tregojnë sesa hekur keni në gjak dhe se çfarë lloj anemie keni. Teste të tjera janë të nevojshme për të përcaktuar nëse ka ndonjë gjakderdhje në stomak ose në zorrë.
Se çfarë do ta ndihmojë gjendjen varet nga shkaku i anemisë. Megjithatë, anemia nga mungesa e hekurit zakonisht është trajtuar me suplemente të hekurit dhe një dietë të mirë.
Mjeku do t’ju tregojë sesa hekur duhet të përdorni në ditë. Dietologu do të planifikojë një dietë për ju.
Anemia mund të përkeqësohet dhe mund të ndiheni gjithmonë e më keq, veçanërisht nëse gjakrrjedhja e stomakut nuk është trajtuar. Për aneminë e rëndë, mund të keni nevojë për transfuzion gjaku.
Mungesa e hekurit si rezultat i shtatzënisë mund të përmirësohet vetëm nëse dieta juaj është e mirë; megjithatë suplementet e hekurit mund të jenë të nevojshme.
Nëse keni perioda me gjakrrjedhje të shumtë, mjeku mund t’ju sugjerojë ilaçe për të reduktuar humbjen e gjakut.
Komentoni