Kolesteroli është një tip yndyre i gjetur në gjak. Edhe pse është i nevojshëm për jetën, kolesteroli njihet si faktor i rrezikshëm i sëmundjeve kardiovaskulare.
Edhe pse njohja e totalit të nivelit të kolesterolit është e rëndësishme, është gjithashtu jetësore matja e nivelit të llojeve të ndryshme të kolesterolit: lipoproteinës me dendësi të lartë (HDL), e njohur si kolesteroli “i mirë” dhe lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL), e njohur si kolesteroli “i keq”.
Nivelet e larta të HDL-së mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga ngjarje të padëshirueshme kardiovaskulare të tilla si ataku në zemër ose goditja në tru, ndërkohë që nivelet e larta të LDL-së ju vënë në rrezik më të madh ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Një analizë gjaku mund të përcaktojë nivelin total të kolesterolit LDL dhe HDL. Të gjitha këto matje mund të lejojnë doktorin që të kuptojë nëse duhet të ndryshoni mënyrën e jetesës ose nëse duhet të merrni ilaçe për të rregulluar nivelin e kolesterolit dhe për të ndaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Nivelet e kolesterolit varen nga një numër faktorësh, duke përfshirë faktorët gjenetikë, peshën, nivelin e aktivitetit fizik dhe tipet e ushqimeve që konsumoni. Nëse diagnostikoheni me kolesterol të lartë duhet të provoni që të ulni nivelin e kolesterolit duke ngrënë ushqime pa yndyrë dhe duke u marrë rregullisht me ushtrime. Ilaçet gjithashtu janë të nevojshme për të çuar kolesterolin në një nivel të pranueshëm.
Objektivat e kolesterolit variojnë, pasi ato varen nga niveli i faktorëve të tjerë të rrezikshëm që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare.
Në 2005 Fondacioni i Zemrës në Australi përcaktoi gjendjen e menaxhimit të lipideve ku në udhëzimin përkatës theksoi se cilat janë objektivat e mjekimit për kolesterolin. Prandaj doktori nuk e sheh nivelin e kolestrolit të izoluar nga çështjet e tjera.
Për shembull, niveli i LDL-së për një person me rrezik të lartë i cili ka pasur sëmundje koronare të zemrës është ndryshe nga niveli i dikujt me rrezik të ulët. Doktori do t’ju shpjegojë të gjithë faktorët e rrezikshëm dhe do t’ju rekomadojë objektivat e kolesterolit për këto rreziqe.
Njerëzit me sëmudje kardiovaskulare me rrezik të lartë janë:
Disfunksioni erektil është gjithashtu gjithnjë e më shumë duke u njohur si një “shënues” për ata që kanë rrezik të lartë kardiovaskular.
Ka shumë masa që doktori mund t’i përdorë për të përcaktuar nivelin e rrezikut, pra, nëse jeni të shqetësuar për rrezikun e sëmundjeve të zemrës vizitohuni tek doktori. Sigurisht, të qenit në një kategori të lartë rreziku jo domosdoshmërisht do të thotë që keni kolesterol të lartë apo një sëmundje koronare të zemrës. Thjesht do të thotë që ju dhe doktori duhet të kujdeseni për nivelet e kolesterolit dhe faktorët e tjerë të rrezikshëm, në mënyrë që të parandaloni sëmundjen e zemrës.
Gjatë trajtimit të njerëzve me sëmundjen kardiovaskulare të rrezikut të lartë, është zbuluar se ky trajtim po sjell benefite edhe për kolesterolin e ulët LDL.
Në përgjithësi, niveli i kolesterolit HDL (kolesteroli “i mirë”) duhet të jetë 1.0 mol/l ose më shumë. Kolesteroli HDL mbron kundër sëmundjeve kardiovaskulare, siç është ataku i zemrës. Kolesteroli HDL pastron kolesterolin e “keq” nga muret e arterieve dhe e merr atë në mëlçi për përpunim.
Niveli i triglicerideve, një tjetër tip i yndyrave në sistemin e gjakut, është rekomanduar që të jetë më pak se 1.5 mol/l.
Fondacioni Kombëtar i Zemrës rekomandon se të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare ose më shumë duhet të testohen rregullisht për kolesterolin e lartë.
Komentoni