Regjistrohu/Kyçu

Anemia

Anemia ndodh kur përqendrimi i qelizave të kuqe të gjaku-t në trup, hemoglobina, bie nën nivelet normale. Kjo është shpesh një simptomë e një çrregullimi themelor mjekësor.

Ekzistojnë 3 shkaqe kryesore të anemisë.

  • Humbje gjaku;
  • Dëmtim i qelizave të kuqe të gjakut; dhe
  • Shkatërrim i qelizave të kuqe të gjakut.

Cilat janë shenjat e anemisë?

Një person me anemi shpesh duket shumë i zverdhur dhe mund të përjetojë:

  • Lodhje;
  • Dobësi dhe puls të shpejtë;
  • Etje;
  • Marramendje; dhe
  • Gulçim.

Megjithatë, anemia mund të mos jetë e dukshme, veçanërisht tek të rinjtë ose njerëzit me shëndet të përgjithshëm të mirë, nivelet e hemoglobinës së të cilëve mund të bien por pa shfaqur simptoma. Në raste të tjera, simptomat mund të zhvillohen ngadalë me kalimin e muajve ose viteve.

Anemia e mungesës së hekurit

Trupi ka nevojë për hekur për prodhimin e qelizave të kuqe. Megjithatë, kur ndodh gjakrrjedhja, hekuri humbet në trup duke shkaktuar me kalimin e kohës mungesën e tij. Kjo është forma më e zakonshme e anemisë. Njerëzit që janë më në rrezik janë:

  • Gratë shtatzëna;
  • Njerëzit me dieta strikte;
  • Gratë që kanë fëmijë; dhe
  • Foshnjat që janë ushqyer me gji.

Tek gratë dhe burrat që kanë kaluar nëpër menopauzë – andropauzë, mungesa e hekurit mund të tregojë se gjakderdhja gastrointestinale, ndoshta vetëm në sasi mikroskopike, është e pranishme.

Forma të tjera të anemisë

Forma të tjera të anemisë që janë më pak të zakonshme, janë:

  • Anemia hemolitike – Anemia hemolitike vjen si rezultat i shkatërrimit të parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut. Jetëgjatësia e rruazave të kuqe normale mund të shkojë deri në 120 ditë, por në rastin e anemisë hemolitike, kjo jetëgjatësi shkurtohet deri në 25 % të jetëgjatësisë normale. Në këtë rast, indi kockor që prodhon rruazat e kuqe nuk është në gjendje që të plotësojë nevojat e indeve të ndryshme të organizmit me rruaza të kuqe.
  • Anemia hemolitike e trashëguar – Ka disa lloj anemish hemolitike të trashëguara, si: sickle cell anemia, talasemia, deficienca, mangësia e një enzime të quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze).
    a) Sickle cell anemia – Është një nga format më të ashpra të anemisë që mund të gjendet kryesisht tek popullsitë me prejardhje afrikane, por mund të prekë gjithashtu edhe popullsitë me prejardhje kaukaziane, arabe, indiane dhe mesdhetare. Në këtë rast, hemoglobina krijon një formë tejet të papërshtatshme gjatë procesit të shpërndarjes së oksigjenit, duke bërë kështu që ajo të ketë krijuar një formë anormale. Kjo çon në shkatërrimin e parakohshëm të rruazave të kuqe të gjaku-t dhe ulje të nivelit të hemoglobinës nga ana klinike.
    b) Talasemia – Kjo është një formë anemie që prek kryesisht popullsitë me prejardhje mesdhetare dhe ato afrikane e jug-perëndimore aziatike. Kjo formë e anemisë karakterizohet nga rruaza të kuqe anormale dhe jetëgjatësi të shkurtër të tyre. Rezultojnë dy lloj talasemish: Talasemia maxhore dhe ajo minore. Që të dyja shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut, por talasemia maxhore është më e ashpër, duke bërë që hekuri i ndodhur në gjak, të depozitohet në lëkurë dhe organet vitale të organizmit.
    c) Mungesa e G6PDHG – Mungesa e G6PDHG prek kryesisht popullsitë me prejardhje afrikane, por në të njëjtën mënyrë ka rezultuar që të prekë dhe grupe të tjera popullsish. Në këtë rast, rruazat e kuqe mund të mos prodhojnë sasi të mjaftueshme të kësaj enzime të rëndësishme ose sasia e prodhuar rezulton të jetë anormale.
  • Anemia e rruazave të kuqe të gjakut – Kjo lloj anemie mund të shkaktohet nga humbja e madhe e gjakut si pasojë e një dëmtimi, operacioni apo edhe moskoagulimi të rregullt të gjakut. Anemia e shkaktuar nga prodhimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut vjen si shkak i paqëndrueshmërisë së indit kockor në prodhimin e mjaftueshëm të rruazave të kuqe të gjakut, në mënyrë që të plotësojë nevojat e indeve të organizmit. Kjo mund të vijë si rezultat i pranisë së disa lloj kancerash në organizmin e njeriut apo edhe nga sëmundje të ndryshme kronike. Anemia ndodh edhe në rastet kur organizmi nuk është në gjendje të prodhojë eritrocite, rruaza të kuqe, të shëndetshme si rezultat i mungesës së konsiderueshme të hekurit në sistemin e qarkullimit.
  • Anemia Diamond-Blackfan.
  • Anemia Drepanocitare (ku si pasojë e një defekti gjenetik, rruazat e kuqe marrin formë drapëri, dhe kanë prirjen për t’u shkatërruar shpejt).
  • Anemia e Fankonit.

Si mund ta di unë që kam anemi?

Mjeku mund t’ju japë një sërë testesh të thjesht gjaku që do t’ju lejojnë juve që të gjeni shkakun e anemisë.

Parandalimi dhe trajtimi i anemisë

Nëse keni anemi, trajtimi juaj do të varet nga shkaku.

Nëse keni mungesë hekuri, mjeku do t’ju rekomandojë marrjen e suplementeve. Mund t’i blini ato në farmaci, pa praninë e një recete. Ato janë veçanërisht të domosdoshme gjatë shtatzënisë.  Suplementet e hekurit absorbohen më mirë nëse janë marrë 30 minuta përpara ushqimit dhe shoqërohen me vitaminën C. Një tabletë në ditë është zakonisht e mjaftueshme. Nëse jeni duke marrë hekur, mund të vini re se jashtëqitja do të kthehet në një ngjyrë të zezë. Ky është një efekt anësor normal dhe i padëmshëm.

Për të parandaluar mangësitë e hekurit dhe acidit folik, duhet të siguroheni që dieta juaj përfshin ushqime të tilla si mish i kuq, fruta, drithëra, fasule, peshk, arra dhe perime jeshile.

Në raste të tjera të anemisë, dietat dhe ilaçet nuk janë të mjaftueshme për ta bërë një person që të ndihet më mirë. Në këto situata, infuzioni i gjakut apo komponentëve të gjakut direkt në gjak mund të jetë i nevojshëm.


Komentoni