Diskutimet për kancerin e lëkurës zakonisht e ndajnë atë në melanoma (deri tani forma më e rrezikshme) dhe jomelanoma, që përfshijnë qelizat kanceroze bazale dhe skuamoz.
Trajtimi i kancerit të lëkurës jomelanoma ka një normë të lartë suksesi, sidomos kur ai është zbuluar në një fazë të hershme. Njerëzit duhet të kontrollojnë rregullisht lëkurën e tyre për ndonjë rritje, plagë që nuk shërohen ose ndonjë ndryshim në ngjyrë, formë ose masë të ndonjë pike ekzistuese. Mjeku juaj gjithashtu mund t’ju kontrollojë për kancerin e lëkurës. Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundjeje ju duhet të bëni kontrolle të rregullta mjekësore.
Mjeku juaj do të shohë pikat dyshuese të lëkurës dhe do të ndjejë nyjet limfatike. Nëse mjeku juaj dyshon se ju mund të keni kancerin e lëkurës, ai do t’ju kërkojë që të bëni një biopsi për të konfirmuar diagnozën. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe e thjeshtë që realizohet nëpërmjet anestezisë lokale. Pikat dhe disa nga indet rrethuese do të hiqen në mënyrë që të mund të testohen në laborator. Pasi i gjithë kanceri në këtë fazë të jetë hequr dhe nëse të gjitha qelizat kanceroze të jenë larguar, ju nuk do të keni nevojë për trajtime të mëtejshme.
Ju gjithashtu mund të keni nevojë për teste shtesë, siç janë rrezet X dhe/ose skanimet dhe biopsia e nyjeve limfatike, për të treguar nëse ka patur ndonjë përhapje të kancerit në pjesë të tjera të trupit.
Kur planifikoni trajtimin, mjeku do të marrë në konsideratë një sërë faktorësh, që përfshijnë:
Kur mjeku juaj e di se në çfarë fazë kanceri juaj ka avancuar, ai mund të marrë një vendim në lidhje me llojin e trajtimit. Trajtimi shpesh përfshin disa lloje të procedurave kirurgjikale ose terapitë e rrezeve.
Kur bëhet biopsia, shpesh i gjithë kanceri është larguar, dhe ky mund të jetë i vetmi trajtim i nevojshëm. Megjithatë, në disa raste, nëse kanceri i lëkurës është i madh ose i shpërndarë, një sasi e madhe lëkure mund të trajtohet.
Një formë e specializuar e kirurgjisë së kancerit të lëkurës është quajtur kirurgjia Moh. Kjo metodë kirurgjie është përdorur për të larguar kancerat e mëdhenj e të thellë. Ajo është përdorur gjithashtu për kancerat në zonat që janë të vështira për t’u trajtuar në mënyrë kirurgjikale. Procesi përfshin metodikisht heqjen e kancerit të dukshëm të lëkurës, një shtrese të hollë të indeve, si dhe prerjen e indeve të hequra në seksione dhe të shënuara në një diagramë (Harta Moh). Më pas procesi vazhdon me përgatitjen dhe shqyrtimin e indeve të hequra nën mikroskop (i cili mund të marrë rreth një orë) për të kontrolluar “rrënjët” e kancerit që janë hequr. Procesi përsëritet dhe vazhdon derisa kanceri të jetë i hequr plotësisht.
Kjo teknikë përdor të ftohtin ekstrem për të trajtuar kushtet e lëkurës prekanceroze dhe disa lloje kancerash të vogla të lëkurës. Nitrogjeni i lëngët është aplikuar në tumor për të ngrirë dhe vrarë qelizat abnormale. Disa dhimbje dhe skuqje mund të shfaqen dhe mund të zhvillohet një flluskë. Një shenjë e vogël e bardhë mund të mbetet mbi zonën e trajtuar.
Kjo është një formë tjetër kirurgjie në të cilën mjeku do të shpojë zonën për një anestezi lokale dhe të përdorë një instrument për të gërryer zonën e sëmurë. Mjeku më pas do të përdorë një instrument diatermik për të vendosur elektricitet në zonë për të kontrolluar gjakrrjedhjen dhe për të shkatërruar qelizat e mbetura.
Kjo teknikë zakonisht është përdorur për kancerat që mund të jenë të vështirë për tu trajtuar me anë të kirurgjisë, ose nëse personi është i papërshtatshëm për çfarëdolloj kirurgjie. Trajtimi përdor energjinë e lartë të rrezeve X për të shkatërruar qelizat kanceroze. Trajtime të shumta për shumë javë janë përdorur shpesh për të shkatërruar plotësisht qelizat kanceroze. Ky lloj trajtimi mund ta skuq zonën e trajtuar dhe mund të prodhojë ndryshime në ngjyrën e lëkurës për një kohë të gjatë.
Në këtë teknikë, ilaçet janë aplikuar direkt në dëmtimet prekanceroze ose në pikat e formuara nga dielli, p.sh. Efudix (5-flurouarcil). Kremi aplikohet dy herë në ditë për disa javë. Megjithatë, ky reaksion është i përkohshëm.
Terapia fotodinamike e lazerit është përdorimi i kombinuar i dritës së lazerit dhe ilaçeve për ti bërë qelizat e kancerit të ndjeshme ndaj dritës, në mënyrë që ato të mund të shkatërrohen nëpërmjet trajtimit të lazerit. Ky trajtim është i përshtatshëm për dëmtimet prekanceroze dhe disa kancera sipërfaqësorë të lëkurës.
Xheli Diclofenac 3% (lloji i markës, xheli Solaraze) mund të përdoret për të trajtuar keratozën – një lloj dëmtimi prekanceroz – por nuk është një lloj trajtimi për përmirësimin e kancerit të lëkurës.
Trajtimi i kancerit të lëkurës ka një normë të lartë suksesi nëse trajtohet herët. Megjithatë, njerëzit të cilët kanë qenë trajtuar për kancerin e lëkurës kanë një rrezik të lartë ndaj të zhvilluarit të një kanceri të ri të lëkurës. Për këtë, është shumë e rëndësishme vazhdimësia e ekzaminimit të vetes dhe të shkuarit tek mjeku për kontrolle të rregullta.
Komentoni