Një studim në SHBA vuri në dukje natyrën agresive të qelizave skuamoz karcinoma (SCC) në njerëzit e infektuar me HIV dhe kjo ka shtyrë studiuesit të rekomandojnë shmangien e diellit dhe përdorimin e kremit mbrojtës.
Kërkuesit, gjithashtu sugjerojnë një menaxhim agresiv të SCC-së pasi ato zbuluan se njerëzit me norma të larta të përsëritjes dhe të vuajtjes së kësaj sëmundjeje mund të vdesin nëse nuk trajtohen fillimisht me anë të kirurgjisë ose me radioterapinë.
Ato rishikuan rastet e 10 njerëzve të infektuar me HIV që kishin patur një SCC të agravuar dhe me një diametër më të madh se 1.5 cm, një rritje të shpejtë dhe/ose shfaqje të metastazës (Arkivat e Dermatologjisë 2002; 138: 758-63).
Pesë në dhjetë njerëz kanë vdekur nga SCC brenda 7 viteve të fillimit të diagnostikimit, pavarësisht trajtimit. Sëmundshmëria dhe vdekshmëria nga SCC nuk ishte e lidhur me fazën e HIV ose shkallën e imunosupresionit.
Një studim tjetër i publikuar për të njëjtën çështje në revistë (2002; 138: 765-70) tregoi historinë naturale të melanomës malinje që është më shumë agresive në njerëzit me HIV sesa në njerëzit e painfektuar.
Njerëzit me HIV kanë një mbijetesë të shkurtër nga sëmundja dhe një mbijetesë më të ulët nga melanoma në krahasim me njerëzit e tjerë, shkruan autorët.
Rishikimi i 17 pacientëve me melanoma dhe HIV nuk shfaqi ndonjë lidhje ndërmjet qelizave CD4 dhe trashësisë së tumor-it në kohën e diagnostikimit të melanomës.
Pjesa më e madhe e njerëzve që vdiqën nga melanoma ose nga melanoma dhe HIV nuk kanë qenë trajtuar për HIV.
Komentoni