Kanceri i fshikëzës mund të ndeshet më shpesh në njerëzit e moshës mbi 60 vjeç, dhe është 3 deri në 4 herë më i zakonshëm tek meshkujt sesa tek gratë. Ai është më i rrallë tek njerëzit më të rinj sesa mosha 40 vjeçare.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të kancerit të fshikëzës. Lloji më i zakonshëm i kancerit të fshikëzës është karcinoma urothelial, që gjithashtu janë quajtur qeliza kanceroze kalimtare, të cilat fillojnë në rreshtimin e fshikëzës.
Faktorët rrezikues për kancerin e fshikëzës përfshijnë:
Simptomat më të zakonshme të kancerit të fshikëzës është gjaku në urinë, që zakonisht jep dhimbje. Gjaku mund të jetë i lehtë për t’u evidentuar ose mund të jetë “mikroskopik” dhe të shfaqet vetëm në testin e urinës.
Disa njerëz mund të kenë simptomat e irritimit të fshikëzës, siç është ndjenja e djegies gjatë urinimit ose nevoja për të urinuar shpesh dhe pamundësia për ta mbajtur. Shumë rrallë, kanceri i fshikëzës shkakton dhimbje në shpinë ose në bark.
Këto simptoma mund të shkaktohen nga gjendje të tjera, siç është infeksioni i urinës, kështu që ju jo domosdoshmërisht identifikoni kancerin. Megjithatë, nëse ju keni ndonjë prej këtyre simptomave, veçanërisht gjak në urinën tuaj, është shumë e rëndësishme që ju të shkoni për tu kontrolluar tek doktori.
Investigimi për dyshimin rreth kancerit të fshikëzës në mënyrë të vashdueshme përfshin testin e urinës për qelizat kanceroze (citologjia e urinës). Ajo gjithashtu përfshin një lloj imazhi të sistemit urinar, siç është skanimi CT dhe ultratingujt.
Testi kryesor për diagnostikimin e kancerit të fshikëzës është cistoskopia. Kjo përfshin vendosjen e një cistoskopi (një tub i gjatë, fleksibël që përmban një dritë dhe një kamera) brenda në fshikëz nëpërmjet uretrës (tubi nëpërmjet të cilës urina del nga trupi). Kjo e lejon specialistin për të parë brenda fshikëzës dhe për të bërë biopsinë (mostra të vogla të indeve) për analizë.
Trajtimi për kancerin e fshikëzës varet nëse kanceri është sipërfaqësor (kufizuar në rreshtimin e fshikëzës), ose invaziv (është shpërndarë përmes rreshtimit në muskujt e murit të fshikëzës). Pjesa më e madhe e kancerave të fshikëzës janë sipërfaqësorë në kohën e diagnostikimit.
Opsionet e trajtimeve për kancerin e fshikëzës mund të përfshijnë të mëposhtmet.
Njerëzit me kancerin joinvaziv të fshikëzës mund të bëjnë kirurgjinë nëpërmjet cistoskopisë që quhet operimi transurethral i tumor-it të fshikëzës (TURBT). Kjo lloj kirurgjie nuk përfshin prerjet e jashtme të trupit.
Njerëzit me kancer më të avancuar mund të kenë nevojë për të bërë laparaskopi-në ose kirurgjinë e hapur.
Imunoterapia, gjithashtu e quajtur terapia biologjike, përfshin trajtimin me ilaçe që kurajon sistemin tuaj imunitar të trupit për të luftuar kancerin. Ky trajtim zakonisht është dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet uretrës, direkt për në fshikëz – terapia intravesikale.
Në varësi të kancerit të fshikëzës (sesa i avancuar është), kemioterapia mund të administrohet direkt në fshikëz (terapia intravesikale) ose nëpërmjet venave në gjak.
Radioterapia zakonisht është përdorur vetëm për të trajtuar kancerin invaziv të fshikëzës.
Doktori juaj do t’ju këshillojë lidhur me opsionet e trajtimit të rastit tuaj.
Komentoni