Pikëpamja, sipas së cilës leuçemia (leukemi) është një sëmundje absolutisht fatale, tashmë është shumë e vjetëruar. Këto 20-30 vitet e fundit kanë sjellë përparime të mëdha në trajtimin e saj. Në lidhje me të gjitha rastet, tani ekziston një jetëgjatësi më e madhe dhe ekzistojnë prova të konsiderueshme për këtë, veçanërisht ndërmjet fëmijëve të prekur, që shërohen nga sëmundja.
Leuçemia (leukemi) është një sëmundje e pjesëve të trupit që lidhet me gjakun. Ajo prek më shumë të rriturit sesa fëmijët dhe më shpesh meshkujt sesa gratë.
Ekzistojnë 3 lloje kryesore të qelizave të gjakut.
Në rastin e leuçemisë trupi prodhon shumë qeliza të bardha, pjesa më e madhe e së cilave janë anormale. Kjo rezulton në:
Leuçemia vjen në dy forma kryesore: akute dhe kronike.
Leuçemia akute shfaqet papritur dhe zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Ajo gjithashtu shfaqet në dy forma: leuçemia akute limfocistike (limfoblastike) e cila është më e zakonshme në fëmijëri, veçanërisht në moshat ndërmjet 12 muajsh dhe 4 vjeç: dhe leuçemia akute miloide që ndodh më shumë tek të rriturit. Përpara se trajtimi të ishte i mundur, 90% e rasteve akute (pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë) do të vdisnin brenda një viti. Në ditët e sotme, 80% e njerëzve me leuceminë akute limfocistike kurohen.
Simptomat kryesore janë lodhja, zbehtësia, tendenca për mavijosje dhe ndjeshmëria e lartë ndaj infeksioneve.
Leuçemia kronike në pjesën më të madhe të rasteve prek moshën e mesme dhe njerëzit e rritur në moshë dhe mund të prodhojë simptoma të pakta për shumë vite. Përsëri, ekzistojnë 2 lloje të leuçemisë kronike, mieloide dhe limfocitike. Me leuçeminë kronike limfocitike, trajtimi nuk do të jetë i nevojshëm. Kur ajo është e pranishme, jetëgjatësia mund të zgjasë për shumë vite. Leuçemia kronike mieloide mundet gjithashtu të jetë e qëndrueshme për shumë vite, por eventualisht kthehet në një sëmundje agresive, kërcënuese për jetën.
Asnjë nuk e di e se çfarë e shkakton leuçeminë (leukemi). Faktorë të shumtë duken sikur ndikojnë tek ajo. Këto përfshijnë:
Trajtimi i leuçemisë (leukemi) zakonisht është me kemioterapi – përdorimi i ilaçeve të fuqishme që vrasin, ose që zvogëlojnë rritjen e qelizave anormale. Këto ilaçe zakonisht janë përdorur në kombinim me njëra tjetrën për një periudhë të shkurtër trajtimi. Për shkak të efektit të tyre mbi qelizat normale, ato shkaktojnë efekte anësore siç janë përzierja (të ndjerit sëmurë) dhe humbja e flokëve. Në momentin që trajtimi ka mbaruar, efektet anësore zakonisht zhduken menjëherë.
Trajtime të tjera mund të përfshijnë radioterapinë, transfuzionin e gjakut dhe palcën e eshtrave dhe transplantin e qelizave staminale.
Komentoni