Regjistrohu/Kyçu

Faktorët rrezikues të demencës

Disa nga faktorët e lidhur me demencën mund të menaxhohen nëpërmjet ndryshimeve të jetesës ose trajtimeve mjekësore të përshtatshme.

Faktorët kardiovaskularë të rrezikut

Infarktet e trurit, sëmundja e zemrës dhe hipertensioni rrisin rrezikun e sëmundjes Alzheimer dhe të demencës vaskulare. Edhe duhani është një faktor rreziku.

Diabeti

Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se diabeti rrit rrezikun e sëmundjes Alzheimer me 65%. Rreziku mund të reduktohet nëpërmjet menaxhimit të kujdesshëm të diabetit me mjekime dhe mbajtjen e një niveli të shëndetshëm të glukozës në gjak.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli është esencial për funksionin e trurit – është një komponent i qelizave të membranës (strukturës që është afër qelizave nervore) dhe është thelbësor për riparimin dhe përmirësimin e lidhjeve të reja ndërmjet qelizave nervore. Megjithatë, studimet kanë treguar se, niveli i lartë i kolesterolit mund të rrisë rrezikun e sëmundjes Alzheimer. Studimet e mëvonshme kanë treguar se ilaçet që ulin nivelin e kolesterolit mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer.

Nivelet e larta të homocisteinës

Disa studime kanë zbuluar se niveli i lartë i homocisteinës është i lidhur me një rritje të sëmundjes Alzheimer dhe të demencës. Marrja e vitaminave B dhe folateve ndihmon në reduktimin e niveleve të homocisteinës.

Faktorë të tjerë rreziku

Disa faktorë rreziku që shkaktojnë demencën janë të lidhur me elementë gjenetikë të trashëgueshëm ose me ngjarje të së shkuarës, p.sh. gjenet e lidhura me sëmundjen Alzheimer, historitë familjare dhe dëmtimet e kokës.

Gjenet e lidhura me sëmundjen Alzheimer

Një gjen i quajtur, apolipoprotein E ka qenë lidhur me një rritje të rrezikut të fillimit të sëmundjes Alzheimer.

Apolipoprotein E (APOE)  mban dhe tejçon kolesterol në qeliza nervore dhe e përdor atë për të përmirësuar lidhjet e reja. Ekzistojnë katër variante të njohura të këtyre gjeneve. APOE 4 është menduar që rrit rrezikun e sëmundjes Alzheimer, ndërkohë që APOE 2 ka një ndikim mbrojtës.

Historia familjare

Një histori familjare me demencën, rrit rrezikun e zhvillimit të saj. Kjo me siguri është e lidhur me faktorët gjenetikë që akoma nuk janë zbuluar.

Lëndimi i kokës

Një studim ka nxjerrë si përfundim se lëndimet e moderuara në të forta të kokës, rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer dhe të formave të tjera të demencës. Një studim tjetër zbuloi se ky rrezik është rritur më tej nëse lëndimet e kokës rezultojnë në humbjen e vetëdijes.


Komentoni