Demenca: Ndihma që u jepet fëmijëve për ta përballuar
Edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve, demenecën e zhvillojnë njerëzit e moshuar, edhe të rinjë dhe adoleshentët mund të preken nga sëmundja e një personi që është shumë i përzemërt për to. Mund të jetë gjyshi i tyre që mund të jetë i diagnostikuar me demencë ose me sëmundjen Alzheimer. Në momentin që ato janë duke u përballur me rritjen e tyre, ato zbulojnë se atyre ju duhet gjithashtu që të përballen me sëmundjen e pjesëtarëve të familjes.
Tregojini fëmijës
Mbani mend se fëmija nuk mund të marrë shumë informacione në të njëjtën kohë. Bëjani atyre të thjeshtë dhe mundohuni që t’ju përgjigjeni pyetjeve në nivelin e tyre.
Mënyra më e rëndësishme për të ndihmuar fëmijët ose nipat që të përballen me demencën është të komunikuarit hapur dhe të dëgjuarit e pyetjeve të tyre. Ato kanë nevojë që të kenë mundësinë për të bërë pyetje dhe të shprehin ndjenjat e tyre pa frikë.
Adoleshenca
Adoleshentët shpesh janë të predispozuar për të shfaqur ndjenjat e tyre, por mos u surprizoni nëse ato nuk e nisin diskutimin.
Disa fëmijë mund të kenë probleme për të komunikuar me prindërit e tyre pasi nuk duan që t’i shqetësojnë ato ose t’i mërzisin. Ato mund të preferojnë që të flasin me njerëz të moshës së tyre ose me një këshillues.
Të rinjtë reagojnë në mënyra të ndryshme
Reagimet e tyre varen nga:
- Mosha e tyre dhe faza e të zhvilluarit;
- Personaliteti i tyre;
- Sa i rëndësishëm është personi me demencë në jetën e tyre;
- Sa shpesh ato komunikojnë me këtë person.
Pyetjet që të rinjtë mund të bëjnë
- Çfarë po i ndodh personit me demencë?
- Pse është duke ndodhur?
- Pse nuk mund ta përmirësojnë ilaçet?
- A kam bërë unë ndonjë gjë që ato janë sëmurë?
- A do ta marr edhe unë?
- A do të vdesin ato?
- Çfarë mund të bëj unë për ta përmirësuar?
- Kush do të kujdeset për mua?
- Pse është çdo njeri gjithmonë i mërzitur dhe i acaruar?
- Pse nuk mund të bëhen gjërat ashtu siç ishin më parë?
Emocionet që të rinjtë mund të ndjejnë
- Frikë;
- Faj;
- Refuzim;
- Xhelozi;
- Frustrim;
- Acarim;
- Mërzitje;
- Tension dhe stres;
- Pakënaqësi;
- Siklet;
- Ndjenjë të madhe përgjegjësie;
- Dëshpërim dhe shpresë; dhe
- Paaftësi.
Çfarë duhet provuar
- Lejojini fëmijës që të kuptojë se ato kanë dashuri përreth;
- Lejojini ato që të shprehin se çfarë ato ndjejnë në të vërtetë–mos u frikësoni nga ndjenjat e tyre ose tuajat;
- Ndihmojini ato që të përballen me frikërat e tyre më të këqija. Shpeshherë këto frikëra mund të jenë jorealiste, por me siguri që për fëmijën janë shumë reale;
- Mundohuni që të ruani sa më shumë që të jetë e mundur strukturën familjare. Mundohuni që të bëni sa më shumë gjëra si familje, në mënyrë që fëmijët të ndjejnë sigurinë dhe vetëkonfidencën;
- Mundohuni që të shpenzoni pak kohë çdo ditë me to;
- Bëni plane familjare dhe zbatojini ato;
- Kurajoni adoleshentët që të bëjnë jetën e tyre dhe të bëjnë planet e tyre;
- Përballoni konfliktet dhe problemet, mos i injoroni ato;
- Planifikoni një kohë të caktuar për ta shpenzuar me familjen dhe diskutoni në lidhje me problemet dhe përgjegjësitë;
- Njoftoni mësuesin ose këshilluesin e fëmijës se dikush në familje ka demencë. Kontrolloni shpesh me shkollën nëse fëmija juaj ka përjetuar probleme;
- Pranoni se për disa fëmijë përballimi i kësaj sëmundjeje është i vështirë.
Komentoni